Fotoja e autorit dhe viktimës

Kronikë

Vrau me çekiç gruan e tij në prani të fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për Gëzim Allën

18 Nëntor 2022, 11:35| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 11:45

  • Share

Prokuroria italiane ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për 52 vjeçarin Gëzim Alla i cili në 18 Prill të vitit të kaluar vrau me çekiç gruan e tij Dorina Alla.

Seanca e mbajtur në gjykatën e Asocimit në Romë, zgjati më shumë se dy orë, shkruajnë mediat italiane. Krimi i rëndë u krye brenda shtëpisë së bashkëshortëve, ndërsa fëmijët e tyre ndodheshin të mbyllur në dhomën e gjumit.

Ka qenë vetë 52 vjeçari, Gëzim Alla ai i cili ka lajmëruar karabinierët për krimin e kryer dhe më pas është vetëdorëzuar. Familja shqiptare jetonte në Itali prej vitit 2017 dhe kishin dy fëmijë një vajzë 13 vjeçare dhe një djalë 9 vjeçar. Autori i vrasjes, Gëzim Alla punonte si murator, ndërsa fqinjët i përshkruan si një familje që nuk kishin konflikte.

B.V/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?