Admir Delaj, njeriu që ekzekutoi me çifte kryetarin e njësisë administrative Kote në Vlorë, rrezikon të dënohen me 18 vite burgim. Delaj është përballur pak ditë më parë me pretencën e dhënë nga prokurori Arjan Xhaferaj, i cili i kërkoi trupit gjykues deklarimin fajtor dhe dënimin me 18 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me dashje”, në dëm të viktimës Fatmir Hado.
Vetë i pandehuri Delaj, ka pranuar autorësinë e krimit duke kërkuar dhe gjykim të zakonshëm. Autori i krimit Delaj dhe viktima Fatmir Hado, ishin në një nga lokalet e fshatit Kote në Vlorë, kur ka ndodhur ngjarja. Të dy së bashku ata po konsumonin alkool njëri me tjetrin, kur papritur janë konfliktuar së bashku për shkak të pijes.
Biseda mes tyre ka marrë nuancat e debatit politik, pasi Hado, ishte dhe kryetar i njësisë Administrative Kote, ku përfaqësonte Partinë Demokratike.
Të dy bashkëfshatarët më pas janë konfrontuar me fjalë dhe sharje me njëri-tjetrin dhe për pasojë Admir Delaj, ka shkuar ka marrë çiften me leje, që e mbante në makinë dhe ka qëlluar mbi, Fatmir Hadon, duke e lënë të vdekur në vend. 65 vjeçari Hado mbante postin e kreut të Njësisë Administrative Kotë, pasi ishte zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Për këtë ngjarje shumë shpejt është arrestuar nga policia, Admir Delaj, i cili tashmë përballet në gjykatë me rrezikun e dënimit prej 18 vite burgim.
Tallet prokuroria,18 vjet per vrasje?!Duhet 30 vjet-burgim I perjetshem.Ky ka vrare nje njeri,nuk ka vjedhur.
Përgjigju