GREQI- Organizata për mbrojtjen e kafshëve të Selanikut “Noiazoami” ka bërë publike një video që tronditi rrjetin, pamjet e të cilave shfaqin një burrë, i cili afrohet pranë një pallati dhe vret një mace të vogël 1.5 muajshe duke e shkelur më këmbë.
Organizata ka vendosur 3 mijë euro shpërblim për atë që ndihmon në identifikimin e personit.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, burri me kapele të kuqe iu afrua maces së porsalindur, në një pikë në qendër të qytetit, shikoi përreth për të parë nëse po kalonte dikush dhe e shkeli me këmbë duke e vrarë. Më pas u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Burri që vrau macen është i njohur për autoritetet, ai ka abuzuar edhe me kafshë të tjera.
Kujtohet se torturimi i një kafshe është një vepër penale në shtetin grek dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.