Luan Hasanaj

Vrau me plumb në kokë policin në Mal të Zi 3 vite më parë, shqiptari kërcënon gjykatësit e prokurorët: Do eliminoheni

4 Shkurt 2022, 08:50| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 08:52

  • Share

Shqiptari Luan Hasanaj, i cili vrau me plumb në kokë policin Milutin Lekoviç në Mal të Zi 3 vite më parë, ka kërcënuar gjyqtarët e prokurorët gjatë seancës gjyqësore në Podgoricë.

Seanca u mbajt ditën e djeshme, ku gjyqtari Predgrad Taba  e largoi atë nga seanca për shkak se filloi t'i kërcënonte ata duke thënë "Do eliminoheni të gjithë". "Pres të dal i armatosur dhe t'ju eliminoj të gjithëve", ka thënë Hasanaj.

Më 15 dhjetor të 2019, Hasanaj vrau oficerin e policisë Milutin Lekoviq, të cilin e qëlloi me armë në automjetin e policisë.

Ai tentoi të vriste edhe një oficere tjetër, Alexandra Kilibrda, por fatmirësisht arma i ngeci. Në momentin e vrasjes, ai shoqërohej nga vëllai i tij Luljzim Hasanaj dhe nëna Nura Hasanaj të cilët janë në burg pasi akuzohen për ndihmë dhe nxitje të autorit.

Ata kaluan në këmbë kufirin nga Kosova për në Mal të Zi dhe u ndaluan nga autoritetet e kufirit për shkak se ishin pa dokumente identifikimi. Të tre u morën me një makinë policie për t'u shoqëruar në komisariatin e Policisë së Herceg Novit. Më pas, rreth 5 kilometra nga kufiri kroat, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese, të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë policin që ishte në makinë, i cili ndërroi jetë në spitalin e Risanit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?