Tefik Tashi

Vrau me sëpatë kunatën e tij në Elbasan, dënohet më burgim të përjetshëm Tefik Tashi

17 Korrik, 15:49| Përditesimi: 17 Korrik, 16:19

  • Share

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dënuar me burg përjetë Tefik Tashin, pasi një vit më parë vrau me sëpatë kunatën e tij.

 58-vjeçari Tefik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij më 17 maj 2023, teksa ishte në gjendje të dehur dhe pas krimit u kap nga policia duke ecur me armën e krimit të mbuluar me gjak.

Ai deklaroi se aktin e rëndë e kishte kryer pasi kunata Alma Qevani e kishte sharë. Fillimisht mes të dyve ka pasur një debat verbal, teksa situata është tensionuar dhe me sëpatën që kishte në dorë qëlloi drejt 44-vjeçares.

"Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik Tashi me burgim të përjetshëm', njoftoi gjykata.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/07/2024 00:57

    Duhet te kishe vrare 4 police qe te te jepnin 23 vjet si Dajtit,apo te ishe nje Erion Llapush qe vrau kamarierin per nje tavoline qe te te jepnin 20 vjet per vrasjen,sic kerkojne t'i japin!Nuk e kuptoj perse drejtesia i trajton vrasesit ca si te nenes e ca si te njerkes?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?