Arlind Demushi dhe Hajdar Ismailgeci

Kronikë

Vrau me thikë 40-vjeçarin, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin! Avokati mbrojtës: E kreu krimin në gjendje të rënduar psikologjike

6 Tetor, 11:18| Përditesimi: 6 Tetor, 11:37

  • Share

TIRANË - Gjykata Penale e Tiranës la sot (6 tetor) në fuqi masën 'arrest me burg' për Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë.

Gazetarja Keti Banushi bën me dije se autori i dyshuar nuk ka folur në seancë, por avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka patur për qëllim ta vriste 40 vjeçarin.

Sipas avokatit, ai e ka goditur me thikë Ismailgecin në gjendje të rënduar psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi autori e ka mbajtur në shtëpi viktimën pasi ishin shokë.

Megjithatë Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit të dyshuar.

Krimi i rëndë u shënua më 2 tetor, teksa viktima u gjet i pajetë pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”. Autori, 38-vjeç, u lokalizua një ditë më pas në Durrës.   Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë krimit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?