Vrau me thikë 60-vjeçarin në Tiranë pas një sherri mes tyre, lihet në burg Olgert Dhimitri, zbardhet dëshmia: Më vjen shumë keq, jam i penduar

10 Maj 2022, 12:07| Përditesimi: 10 Maj 2022, 14:02

  • Share

"Nuk mbaj mend asgjë, më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, jam i penduar". Kështu është justifikuar para togave të zeza Olgert Dhimitri, 37-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Ilir Kapos në Tiranë.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg. 60-vjeçqri u sulmua për vdekje nga i riu pas një sherri verbal, që degradoi në përplasje fizike duke bërë që i riu të nxirrte thikën e të sulmonte për vdekje Kapon.

Pas arrestimit të tij nga policia, Olgert Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Madje autori nuk ishte në gjendje që të kuptonte krimin që kishte kryer. Ngjarja u regjistrua pak ditë më parë pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë.

Të dy kishin konsumuar alkool dhe më pas kanë bënë sherr në lokal. 37-vjeçari ka nxjerrë jashtë për ta 'sqaruar' 60-vjeçarin pse e quajti 'malok' dhe pas një përleshje midis tyre ai i ka vrapuar për ta qëlluar me thikë.

Mes tyre ka nisur një sherr fillimisht verbal, ku sipas dëshmitarëve autori i ka thënë viktimës “mos të të shikoj këtu kur të jem unë”. Duket se 60-vjeçari e ka kundërshtuar të riun. Ky i fundit më pas i ka kërkuar që të dalin dhe të sqarohen jashtë lokalit. Dhimitri ka marrë një thikë ku e ka goditur për vdekje Kapon.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?