Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka shpallur të pafajshme shqiptaren Eltiona Skanën, 30-vjeçaren e cila disa muaj më parë vrau një vajzë vetëm 7-vjeçare. Gjatë seancave gjyqësore Skana u shpreh se vajza e vogël tentoi ta vriste e para ndaj edhe e kreu aktin e tmerrshëm.
Gjykata kërkoi ekzaminimin e saj mendor, nga një konsulent psikiatër mjeko-ligjor që trajtonte 30-vjeçare në spitalin e sigurisë së lartë Rampton, Michael Brady QC. Sipas psikiatrit Skana vuan nga skizofrenia paranojake.
Ekzekutimi i vogëlushes ndodhi para prindërve të saj në park. Emily ishte në Queen’s Park në Bolton me babanë e saj Mark Jones pasditen e 22 Marsit, ku shqiptarja e armatosur me një thikë i ka prerë fytin 7-vjeçares. Skana u arrestua në vendin e ngjarjes.
Prindërit e 7-vjeçares ishin të divorcuar dhe Emily ishte në park me babain e saj, duke bërë xhiro me skuter. Më pas do t'u bashkohej dhe nëna e Emilyt, dhe teksa e pa atë në distancë, 7-vjeçarja i tha babait të saj: "Babi, baba. Unë dua të shkoj tek mamaja" dhe ajo u largua në drejtim të saj.
Emily gjithashtu i thirri nënës së saj, e cila nuk e dëgjoi atë për shkak të distancës mes tyre dhe faktit se po dëgjonte kufje. Rruga e Emily drejt nënës së saj do të ishte fatale për ta, pasi 30-vjeçarja shqiptare do ta kapte atë dhe me një lëvizje i çau fytin me thikë. Plaga ishte e pashmangshme dhe Emily vdiq pak më vonë.
Lajmi duhet plotesuar!Mire qe e nxorren te pafajshme,po a e mbyllen ne psikiatri?
Përgjigju