Tiranë/ Vrau Amarildo Hoxhallarin, lihet në burg 25-vjeçari! I penduar para gjykatës: S’doja ta vrisja! Më ngacmoi gruan e më qëlloi me grusht pastaj e godita

27 Gusht, 11:52| Përditesimi: 27 Gusht, 14:47

  • Share

TIRANË- Darment Keli është shprehur i penduar para togave të zeza për vrasjen e Amarildo Hoxhallarit pasditen e 24 gushtit në zonën e Astirit në Tiranë, pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.

25-vjeçari, i cili u la në burg nga gjykata e Tiranës, tha se nuk kishte qëllim që ta vriste Amarildo Hoxhallarin, por pasi e kishte parë duke i ngacmuar bashkëshortes së tij, ai e kishte pyetur se çfarë po bën dhe më tej sipas tij ishte ofenduar e goditur me grusht nga 34-vjeçari. I gjendur në kushte të tronditjes së fortë psikologjike, i riu tha para gjykatës, se e ka goditur me thikë disa hërë në krah dhe më pas është larguar në shtëpi.

“Nuk doja ta vrisja, as nuk e thërrita për të kryer ndonjë veprim të tillë. E pyeta se çfarë bënte, pasi ngacmoi bashkëshorten time. Përdori një fjalor fyes dhe denigrues dhe më qëlloi me grusht. E kam kryer veprimin në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike. E kam goditur disa herë në krah dhe pastaj kam ikur në shtëpi. Jam i penduar, nuk kam dashur ta vras.’- tha Keli.

Në burg u la edhe Ardi Marishta, shoku i Amarildo Hoxhallarit, i cili po udhëtonte me motor, bashkë me të kur ndodhi konflikti me thikë dhe rezultoi se ishte i dehur. Pas ngjarjes Ardi Marishta, është larguar me motor rreth 500 metra dhe viktima ka rënë në tokë nga motori.

Amarildo Hoxhallari 34 vjeç humbi jetën në spitalin e Traumës pas 4 plagëve me thikë, dy në gjoks dhe dy në këmbë që mori nga 25-vjeçari Darment Keli. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë pasditen e të shtunës (24 gusht). Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë viktima i cili i kishte ngacmuar partneren të riut. Sipas dëshmitarëve mësohet se viktima po udhëtonte me motor kur ka ngacmuar vajzën që po ecte në këtë rrugë në zonën e Astirit.

34 -vjeçari Amarildo Hoxhallari, rezulton një emër i njohur për organet ligjzbatuese, për shkak të precedentit të vitit 2015, kur u akuzua bashkë me kushëririn Aurel (Altin) Hoxhallari, në kërkim, për organizimin e atentatit të dështuar ndaj Pajtim Serjanit, te “Rruga e Kavajës”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 28/08/2024 05:34

    Per mendimin tim te lirohet autori dhe te denohet viktima.

    Përgjigju
  • Twvwah: 27/08/2024 17:42

    Te lumte dora!

    Përgjigju
  • pastruesi i nates: 27/08/2024 14:51

    LIROJENI KETE DJALE SA ME PARE,, SE NA KA PASTRUAR QYTETIN NGA NJE PLEHRE......

    Përgjigju
  • 313: 27/08/2024 12:02

    te lumt dora mor djal edhe gjykatsi 10 vjet burg ka me te dhene dhe ke me bo 5.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?