Tirane- Gjykata e Fierit ka lënë në ‘arrest me burg’ 39 vjeçarin Xhulian Miho i cili mbrëmjen e 5 korrikut 2024 vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes Xhimi Baka, 23 vjeç. Ndaj tij rëndon akuza për ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal
Ngjarja e rëndë ndodhi në pranë shkollës së mesme profesionale Petro Sota, në rrugën 'Ramiz Aranitasi, , në lagjen “11 Janari”, Fier.
Gruaja bashkëjetonte me viktimën 23 vjeçar, ndërsa me autorin Miho kishte dy fëmijë nga martesa. Të dy mbrëmjen e 5 korrikut janë takuar aty ku ndodhi ngjarja e rëndë dhe pas një debati Miho e ka qëlluar me thikë Bakan, i cili më pas ndërroi jetë në spital.
Në lidhje me këtë procedim penal, prokuroria informon se po kryhen hetime të plota dhe në dinamikë me qëllim përcaktimin e rrethanave të plota, motiveve dhe dinamikës së ngjarjes.