Kronikë

Dibër, vrau me thikë vëllanë, arrestohet 26-vjeçari Florjan Tonuzi! Përdorues droge (VIDEO)

30 Prill 2021, 12:12| Përditesimi: 30 Prill 2021, 17:06

  • Share

Është arrestuar 26-vjeçari Florjan Tonuzi, i cili akuzohet se vrau vëllanë e tij, Benard Tonuzin, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Maqellarë të Dibrës. 26-vjeçari u arrestua në afërsi të banesës, ndërsa rezulton përdorues droge.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ai u gjet fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg, Maqellarë. Në operacionin për arrestimin e tij u angazhuan Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër në bashkëpunim me  DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Florjan Tonuzi u arrestua pasi shkoi në afërsi të banesës së tij për të marrë pjesë në varrimin e vëllait që dyshohet se vrau një ditë më parë, ndërsa kanë qenë familjarët ata që njoftuan policinë, duke bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të ditës së djeshme, në fshatin Alabegi, ku 26-vjeçari qëlloi me thikë vëllanë e tij, Bernard Tonuzin, 23 vjeç. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë rezulton se autori ka qenë një person problematik, ndërsa par anjë viti kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të atit, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin. Ende nuk dihen motivet që e çuan Florjan Tonuzin drejt aktit të rëndë të vëllavrasjes.

Viktima Benard Tonuzi dhe autori Florjan Tonuzi

Autori Florjan Tonuzi

 

Ora 14:16
Dje vrau vëllanë, sot i shkoi në varrim! Familjarët lajmërojnë policinë, del video e arrestimit të 26-vjeçarit

Policia ka publikuar videon e arrestimit të Florjan Tonuzit, 26-vjeçarit të akuzuar se vrau vëllanë e tij një ditë më parë, ngjarje e ndodhur në Maqellarë të Dibrës. Autori u kap rreth dy kilometra larg shtëpisë së tij. Mësohet se ai kishte shkuar të merrte pjesë në varrimin e vëllait të tij, por familjarët e kanë diktuar, duke lajmëruar më pas Policinë. Pasi ka parë forcat e policisë, autori i dyshuar ka tentuar të largohet duke ikur me vrap. Ai u fsheh fillimisht në një banesë të vjetër, ndërsa u arrestua më pas në një nga rrugët e lagjes, pranë zonës ku ndodhi edhe krimi në familje.

1619777916_diber.jpg

Autori Florjan Tonuzi dhe viktima Benard Tonuzi
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?