BRITANI- Shqiptari Koçi Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësuese së shkollës fillore në Britani. 36-vjeçari Selmanaj do të kryejë të paktën 36 vite burg dhe vetëm pas kësaj ka t’i kërkojë gjykatës rishikim vendimi.
Ngjarja ndodhi më 27 shtator 2021, ku Selmanaj ka goditur në mënyrë barbare mësuesen Sabina Nessa me një send metalik 34 herë në kokë. Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash, ndërsa u arrestua gjatë një bastisjeje që autoritetet britanik bënë në shtëpinë e tij.
Sabina Nessa është gjetur e vdekur në Crator Park, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj më datë 17 shtator. Trupi i mësueses u gjet e mbuluar me gjethe dhe ka qenë një qen policie që e ka gjetur.
Ditën e vrasjes, Selamaj shkoi me makinë në Londër dhe hyri në Cator Park pak pas orës 20:00, duke qëndruar në pritë për gjysmë ore përpara se zonja Nessa të futej në park. Mediat kanë publikuar edhe videon e Selmanajt pak momente pas vrasjes. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e vrasjes për mediat.