Kronikë

Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)

16 Janar, 09:07| Përditesimi: 16 Janar, 09:50

  • Share

Një 56-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës dhe kunatit 28 vite më parë në Rubik është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

“Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj, informoi sot policia.

Gjovalin Lesi, nga Lezha, u arrestua në Itali në prill 2024 pas një operacioni ndërkombëtar të koduar me emrin ‘Verdikti’.

“Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?