Një 30 vjeçar I akuzuar për vrasje me dashje në Itali është arrestuar në qytetin e Fierit me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.
Në pranga ka rënë Dhimitraq Xhoku (Hoxhara)
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos, Itali, me vendimin e datës 12.08.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, "Plagosja" dhe "Armëmbajtja pa leje".
30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04.06.2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër, informoi sot policia e Fierit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.
Operacioni u kodua "Palermo"
Komente
