Urosh Bllazhiq

Kosova & Rajoni

Vrau nëntë persona dhe plagosi 12 tjerë vitin e kaluar, 22-vjeçari nga Serbia dënohet me 20 vite burg

12 Dhjetor 2024, 13:35| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 13:39

  • Share

Urosh Bllazhiq, 22-vjeç nga Serbia u shpall fajtor pasi vrau nëntë dhe plagosi 12 persona në fshatrat Dubona dhe Malo Orashje vitin e kaluar.

Urosh u deklarua fajtor dhe duke qenë se ai ishte nën 21 vjeç në kohën e krimit, nuk është e mundur të dënohet me burgim të përjetshëm për krimin, por vetëm me një dënim prej 20 vjetësh. Prokuroria e propozoi këtë dënim në gjykatë.

Sipas mediave serbe, sulmi i përgjakshëm i Bllazhiqit në fshatrat afër Mlladenovacit ndodhi vetëm një ditë pas të shtënave në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në Beograd.

Blazhiq filloi sulmin e tij në Mali Orashje, dhe më pas u drejtua për në Dubonë.

Sulmuesi ishte arratisur pas masakrës dhe kërkimi për të zgjati deri në orët e para të mëngjesit, kur u gjet 50 kilometra larg Kragujevcit. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kapterri: 12/12/2024 14:37

    Cfare denimi,E paskan fal me nje fjale.Edhe serbet ne te njejtin nivel e paskan drejtesin,Ballkan hesap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?