Daniele Bedini, autori i dyshuar për vrasjen e Nevila Pjetrit

Vrau Nevila Pjetrin, 32-vjeçari italian tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë

10 Gusht 2022, 12:16| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 12:20

  • Share

Daniele Bedini, autori i dyshuar i vrasjes së shqiptares Nevila Pjetri dhe transgjinores Camilla tentoi të arratiset nga burgu, raportojnë mediat iataliane. Bedini arriti të dalë nga ambientet e burgut, por u kap teksa po hipte në tren për të udhëtuar drejt Torinos. Burgu i Cuneos ku mbahet 32-vjeçari Bedini është një prej burgjeve më të rëndësishme të sigurisë maksimale në Itali.

Kjo nuk është hera e parë që Bedini tenton të arratiset nga qelia. Ai tentoi të shpëtonte nga qelitë edhe disa javë më parë, kur ndodhej në burgun e Spezias, Villa Andreino.

Policia italiane e arrestoi më 7 qershor si të dyshuar për vrasjen e Nevila Pjetrit dhe trangjsinores Camilla Bertolotti.

Arratisja nga burgu i sigurisë së lartë ndodhi paraditen e të martës rreth orës 12.40, ndërsa ende nuk janë publikuar detaje se si ka mundur t’u shpëtojë rojeve.

Më 5 qershor u gjet në Itali trupi i pajetë i  35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri, Trupi i pajetë i gruas u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria. Viktima dyshohet se punonte si prostitutë. Nevila u vra me dy plumba, ndërsa edhe Camilla u ekzekutua me një ose 2 plumba. 

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?