Qirinj të ndezur në vendin ku ndodhi sulmi

Bota

Vrau një 14-vjeçar dhe plagosi 5 të tjerë, autoritetet në Austri: Autori i nxitur nga terrorizmi islamik

16 Shkurt, 15:47| Përditesimi: 16 Shkurt, 15:52

  • Share

Autori i sulmit me thikë një ditë më parë në qytetin Fillak të Austrisë është një 23-vjecar sirian. Autoritetet vendase thanë se i riu i dyshuar për vrasjen e një 14-vjeçari dhe plagosjen e pesë të tjerëve ishte nxitur nga terrorizmi islamik.

Siriani 23-vjeçar, i cili kreu sulmin me thikë në pikë të ditës në qytetin jugor Fillak, u arrestua.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner,  tha se sulmuesi kishte lidhje me grupin e Shteti Islamik dhe se ishte radikalizuar në internet brenda një kohë shumë të shkurtër.

Nga ana tjetër Guvernatori i landit, Peter Kaiser, falënderoi një 42-vjeçar sirian për parandalimin e përkeqësimit të situatës pasi ai e ndali të dyshuarin gjatë sulmit.

“Kjo tregon se sa ngushtë mund të bashkohen e keqja terroriste dhe mirësia njerëzore brenda të së njëjtës kombësi”, tha ai.

Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës xhihadist në Austri në vitet e fundit. Në nëntor të vitit 2020, një burrë, i cili më parë kishte tentuar t’i bashkohej grupit Islamik, e kreu një sulm të përgjakshëm në Vjenë, i armatosur me pushkë automatike dhe jelek të rrejshëm shpërthyes, duke i vrarë katër njerëz, para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?