Kastriot Gjuzi dhe Marjo Majollari

Kronikë
Top 24

Vrau për hakmarrje, Kastriot Gjuzi nuk pranon që të flasë, nesër del para gjykatës

21 Prill 2018, 15:38| Përditesimi: 21 Prill 2018, 15:40

  • Share

TIRANE-Autori i vrasjes së Marjo Majollarit do të dalë nesër para gjykatës Penale në kryeqytet. Kastriot Gjuzi u arrestua në Kosovë para tre ditësh, pasi ishte shpallur në kërkim që nga mbrëmja e 10 prillit që ekzekutoi Majollarin për hakmarrje.

Prokuroria do të kërkojë nesër masën arrest me burg për Kastriot Gjuzin. Seanca do të zhvillohet nesër në orën 10:00. Gjuzi nuk ka pranuar që të flasë deri tani, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Shkak i kësaj vrasjes mendohet të jetë hakmarrja. Kjo pasi në vitin 2000 babai i Marjo Majollarit, Avni Majollari vrau Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit, si dhe Armando Nelajn. Pikërisht për këtë ngjarje Kastriot Gjuzi ka vendosur të hakmerret duke vrarë djalin e Avni Majollarit, 18 vite më pas, pavarësisht se Marjo Majollari nuk kishte asnjë lidhje me atë ngjarje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?