Prokuroria Dibër

Kronikë

Vrau Petrit Puplën se i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë, Prokuroria e Dibrës kërkon burgim përjetë për Islam Metën

16 Shtator, 12:26| Përditesimi: 16 Shtator, 12:45

  • Share

Prokuroria e Dibrës ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën, i akuzuar për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Islam Meta më datë 22 janar të vitit 2024, ka qëlluar për vdekje Petrit Puplën, pasi ky i fundit i kishte plagosur të bijën 15 vite më parë. Petrit Pupla u qëllua nga Meta teksa po ecte në rrugë në fshatin Vig i shoqëruar nga një tjetër person. Pas ngjarjes, autori ka telefonuar vetë policinë dhe është larguar në drejtim të shtëpisë së tij.

Djali i Isam Metës gjithashtu ka deklaruar se babai ka pasur një konflikt të hershëm me viktimën, për shkak se ky i fundit kishte plagosur vajzën e shtëpisë Meta. Viktima Petrit Pupla u dënua në atë kohë më 12 vite burgim, por përsëri palët nuk u pajtuan. Ndërkohë 3 apo 4 muaj përpara se të ndodhte vrasja, Islam Meta i kishte dërguar fjalë në shtëpi Petrit Puplës nëpërmjet dajës së tij që të mos vite në fshat, pasi do ta vriste.

“Vrau personin që 15 vite më parë i plagosi vajzën, Prokuroria Dibër kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin I.M. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër, kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.27, regjistruar më datë 22.01.2024, rezultoi se shtetasi I.M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P. i cili ishte duke ecur në fshatin Vig me një tjetër person. Sapo ka kryer aktin, ai ka lajmëruan policinë dhe u largua drejt banesës së tij.

Djali i autorit, ka sqaruar se babai i tij kishte konflikt të vjetër me këtë shtetas pasi ai i kishte plagosur me armë vajzën e tij si dhe vajzën e vëllait, veprim për të cilin ai u dënua me 12 vite burgim. Për këtë konflikt, megjithëse viktima kishte kryer dënimin palët nuk ishin pajtuar. Madje, kohët e fundit, para 3-4 muaj para se të ndodhte vrasja, shtetasi I.M. i dërgoi mesazh nëpërmjet dajës së tij, që viktima të mos shkonte më në fshat se nëse do t’i dilte para do ta vriste.

Sa më sipër, rezultoi e provuar se i pandehuri I.M. ka konsumuar tërësisht elementet e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, e provuar nga kryerja e veprimeve hetimore. Motivi i kësaj ngjarje kriminale është hakmarrja, pasi viktima ka qëlluar dhe plagosur vajzën e të pandehurit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit I.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal, në dëm të viktimës P.P. dhe dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm”, thuhet në shkresën e Prokurorisë së Dibrës.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olsi: 16/09/2025 12:38

    Ju keni kerkuar 10vite per njerez qe kane bere disa vrasje dhe kerkokeni jeten per dike qe i kane plagosur vajzen. Prokurore mbeturina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?