Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj u njoh këtë të enjte me pretencën e prokurorisë gjatë seancës në Gjykatën e Elbasanit. Ai dëgjoi në heshtje prokurorin, teksa artikuloi kërkesën për dënimin me 25 vite burgim.
Paplekaj akuzohet për vrasjen e ekspontentit të Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Përplasja e armatosur ndodhi mesditën e 21 prillit 2021, në lagjen 5 Maji të Elbasanit. Një strukturë e paligjshme që kishte ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaloi makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për Partine Socialiste. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, po kështu përforcime pati dhe nga kampi blu. Në vendngjarje kishin mbërritur forcat e policisë dhe dy zv/drejtorët që nuk mundën ta parandalonin krimin, ndaj janë nën akuzë për shpërdorim detyre.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur nga radhët e PD-së, Emiljani Prenga dhe Paulin Vuksani, dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota.
Dy vite nga ngjarja e rëndë, gjyqi është drejt fundit në Shkallën e Parë të Gjykatës së Elbasanit, ku prokuroria kërkon dënimin e Paplekajt me 25 vite burg. Gjithashtu për dy ish-zëvendrejtotrët e policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi prokuroria kërkon dënimin me nga 16 muaj shërbim prove. Pas pretencës, në seancën e radhës do të kenë mbrojtjen avokatët e Paplekajt e më pas pritet vendimi i Gjykatës.
Perplasja 21 prillit 2021, 4 dite para zgjedhjeve
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
PO KUR DO TE DENOHET NDONJERI ME BURG TE PERJETSHEM KUR KRYEN NJE VRASJE... KY KRIMINEL DO KALBUR NE BURG DHE TI HEDHESH CELSAT NE LUM
PërgjigjuEheee.. reforma në drrejtësi ësht bo për popllin hallexhi se kta të politikës sbohet llaf të dënohen me nai të përjetshëm
PërgjigjuEhee. Reforma në drrejtsi është vetëm hallexhinjtë se për kto horra e politikës nuk ka dënimw
PërgjigjuMjere ai qe iku dhe mjere dhe ky qe shkaterroi families e vet. I lumte politikes qe i perdor.
PërgjigjuKaq pak per nje kriminel politik profesionist?!
PërgjigjuMos te denohet asnje dite! Hoqi qafe nje horr!
PërgjigjuPo gaz bytheñ pse e lene te lire.
Te hekt qafe dhe ate qe te dhemb me shum ty. Ky kriminel me rroga te mira ca dote ne elbasan me vra njerz ??? Pse nuk rriti femijet e vegjel?? Apo donte me shpetu gazin dhe pd ?? Ja ku jan sot , ti rroj burgu