Kronikë

Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’, prokuroria e Fierit çon në gjyq autorin! 23 vjeçari ekzekutoi policin brenda makinës se i tha mos ec shpejt

28 Mars, 09:55| Përditesimi: 28 Mars, 12:19

  • Share

FIER- Mesditën e 13 majit të vitit të kaluar efektivi i Shqiponjave, Novruz Cenalia u vra sepse po kryente detyrën që të ngarkon uniforma edhe pse ende nuk e kishte marrë shërbimin. 10 muaj më pas prokuroria e Fierit kopsit dosjen dhe dërgon në gjyq autorin e dyshuar Azgan Mërnica për akuzën  ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Asllan Mërnica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. 

Atë mesditë, si çdo ditë efektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim. Kaq ka mjaftuar dhe 23 vjeçari, - i cili në zgjedhjet e 2021 rezultoi të ketë qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV),  krah deputetit të Sali Berishës, Luan Baçit -  të ndalojë makinën, të zbresë me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ta ekzekutojë me plumb në fytyrë brenda në makinë efektivin 28 vjeçar.

"Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës. 

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës Novruz Cenalia duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme" Informoi prokuroria e Fierit. 

Pas krimit i riu shkoi tek banesa e dajës ku la makinën dhe u largua për tu fshehur në pyll. I riu u dorëzuar 2 ditë më pas dhe para policisë nuk shfaqi asnjë pendesë për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit 28 vjeçar.


S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 28/03/2025 15:13

    Ndyresire, familje kriminelesh. Duhet te denohet edhe familja e ketij te behet shembull se qe baba i tij ka vrare. Edhe i vellai, pra jane familje vrasesish. Me perpara me Kanun familje te tilla i ndiqnin dhe nuk kishin te drejte brenda teritorit.

    Përgjigju
  • vlash: 28/03/2025 12:05

    Ky kriminel meriton plumbin,tre burgime të përjetshme i ka pak.

    Përgjigju
  • Tirana: 28/03/2025 12:05

    Varja ne litar zgjidhja ne mut me Pak.

    Përgjigju
  • Taven Malushi: 28/03/2025 11:43

    Çfar burgu more Turi po tē kishte vrar ty vllain burg do thoje ti ? ? ? Ky qen i ndyr do varur se gjynaf ti japēsh buk kēti qeni bastard flliqsir. E kshu zen mend dhe flliqsira tē till qent e Superbenzin gērdall sali qenefit.

    Përgjigju
  • Alb: 28/03/2025 10:14

    Brezi i demokracis injora

    Përgjigju
  • Turi: 28/03/2025 10:05

    Denoheni me burg perjete qe te marin vesh te tjeret si funksionon shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?