Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e konfiskimit të pasurive të Eduart Xhezos, të fortit të Vlorës që vrau një biznesmen vetëm pas sherrit për një kalë, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Eduart Xhezo, i cili u arrestua pas vrasjes së 50-vjeçarit Arben Beqirajt në “Plazhin e Vjetër” në Vlorë, kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së duke kërkuar heqjen e masës së konfiskimit.
Pasuritë e konfiskuara të Eduart Xhezos, të dënuar me 15 vite burg për vrasje janë 4 makina dhe një godinë shërbimi 3 katëshe në Vlorë.Arben Beqiraj u qëllua me armë në lokalin e tij pasi i kërkoi Eduard Xhezos të mos shëtiste me kalë para biznesit të tij duke qenë se shqetësonte pushuesit.
Për Eduard Xhezo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Eduart Xhezo është i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë pasditen e 4 gushtit 2019, ku la pas një viktimë e dy te plagosur.
Eduart Xhezo nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Më herët, ai është dënuar me 9.4 vite burg për një tentativë vrasje të dyfishtë, e ndërsa në 25 janar të këtij viti ai u prangos së bashku me një tjetër person si të dyshuar për tentativë të trafikut të drogës, të një sasie prej rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.