SHKODËR - Gjykata ka dënuar me 22 vite burg 34-vjeçarin Lek Vuksani, autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34 vjecarin në krimin e ndodhur në rrugën Tom Kola.
Avokati mbrojtes ka kerkuar testin paikologjik per autorin e ngjarjes por kjo nuk eshte pranuar nga gjyqtari i ceshtjes
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 pas një konflikti për qiranë e banesës në pronësi të viktimës. 51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte, kjo mesa duket ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari. Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa vajzat e tij banojnë në Itali.
Turp per drejtesine qe jep denime te tilla qesharake. Kaq vlen jeta e shqiptarit per drejtesine dhe qeverine tone. Zoti marte hak si tek kriminelet ashtu dhe tek keta drejtues drejtesie e qeverie qe per pek para shiten si prostitutat e rruges.
PërgjigjuCa esht ky denim 22 vite !! Me sjellje te mir e me shkurtime 7 vjet burg ban . Turp
Përgjigjuduhej denuar me burgim te perjetshem...pse 22 vjet..po vrave biles duhet te vritesh...
Përgjigju