Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër për qiranë, në pranga pas 21 orësh arrati autori 34-vjeçar! U strehua në banesën e një gruaje dhe e kërcënoi

3 Maj 2023, 09:59| Përditesimi: 3 Maj 2023, 12:09

  • Share

SHKODËR- Autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani është vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Pas 21 orësh kërkime, 34-vjeçari u arrestua në bashkëpunim me forcat RENEA i fshehur në një banesë.

Pasi kreu krimin, qiraxhiu 34-vjeçar u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe u fsheh në banesën e një gruaje në Shkodër. Ai e kërcënoi që t’i hapte derën dhe mos të tregonte se ishte aty. Shtëpia ku u strehua Lekë Vuksani ishte në rrugën “Pjetër Budi” në Shkodër, aty gjithashtu u gjend dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatik që autori përdori për të ekzekutuar pronarin e tij të shtëpisë, Petrit Vuksanin.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:15 pas një konflikti për qiranë e banesës në pronësi të viktimës. 51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte, kjo mesa duket ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari. Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa vajzat e tij banojnë në Itali.

Policia e Shkodrës dhe forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan edhe armën e përdorur nga autori.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Arma e përdorur nga autori

Ora 11:45
Vrau pronarin e shtëpisë në Shkodër, autori 34-vjeçar u strehua në banesën e një gruaje, e kërcënoi që mos e kallëzonte

1683096671_5.jpg

34-vjeçari Lekë Vuksani u arrestua 21 orë pasi ekzekutoi Petrit Vuksanin në banesën e tij. Qiraxhiu u strehua në banesën e një gruaje të cilën e kërcënonte që të mos tregonte se ishte fshehur aty.

Në këtë banesë kishte fshehur edhe armën me të cilën vrau Petrit Vuksanin.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së kryer mesditën e djeshme, në lagjen “Tom Kola”.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se u krye vrasja.

34-vjeçari u lokalizua në një banesë në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, ku ishte strehuar pasi kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese.

Strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, pasi 21 orësh, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.

34-vjeçari u lokalizua në banesën e një shtetaseje, në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, banesë në të cilën kishte mundur të strehohej pasi gjatë natës kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese për t’i hapur derën dhe për të mos kallëzuar.

Gjithashtu, në të njëjtën banesë, u gjet edhe arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu vrasjen.

Shtetasi L. V. dyshohet se rreth orës 12:15, të ditës së djeshme, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gripi: 03/05/2023 10:31

    Nese nuk i vrisni gjate aksionit keta kerma do jetojne pa brerje ndergjegje per ate qe kane bere dhe jane shembull i keq per shume psikopate te tjere. Asgjesojini qe te vendoset pak rregull dhe keta kafshe mos te mendojne burgun por vdekjen e tyre.

    Përgjigju
  • e drejta: 03/05/2023 10:02

    BRAVO POLICIA E SHTETIT..

    Përgjigju
    • Selim: 03/05/2023 21:12

      O shoisar po ate vis martinin kur do e gjeni o shoisar?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?