Vrau pronarin me breshëri plumbash për qiranë e stallës/ Gjykata e Beratit jep masën 'arrest me burg' për autorin, 44-vjeçari: Ndodhi në gjaknxehtësi pas kërcënimeve

20 Dhjetor 2020, 10:08| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 11:10

  • Share

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 44-vjeçarin Vangjel Polovina autorin e vrasjes së Gunel Dajlanit me 27 plumba pas një grindjeje banale për shkak të qirasë së një objekti të dhënë me qira nga ky i fundit.

Ai ka hyrë në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e masës së sigurisë është zhvilluar pa praninë e mediave. Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg". I arrestuari Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.

Ka qënë gjyqtari Durim Hasa, ai që e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vangjes Polovinës dhe ka vendosur për të masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat, pasi Polovina akuzohet për "vrasje me paramendim". 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal ku autori Vangjel Polovina ka shkuar me armë tip kallashnikov dhe ka shkrehur mbi trupin e 41 vjeçarit plot dy karikatorë.Viktima Ajet Guneli ishte kthyer pak kohë më parë nga Anglia ku jetonte së bashku me familjen, për t'u marrë me disa dokumente në fshatin e lindjes, Gograj. Ai i kishte dhënë me qira autorit të vrasjes një stallë derrash por prej rreth 1 viti e gjysmë ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lekë.

Pikërisht prona e dhënë me qera ka qenë molla e sherrit. Por Polovina ndonëse e ka pranuar krimin pas arrestimit nga policia, në dëshmi ka thënë se viktimën e kishte likuiduar për borxhin që i kishte duke i dhënë mish. Më tej ka treguar se një natë para vrasjes viktima Ajet Guneli e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste.

Ora 10:50
Vrau qiradhënësin 3 ditë më parë me kallashnikov, gjykata e Beratit jep 'arrest në burg' për autorin 

44-vjeçari Vangjel Polovina, që vrau disa ditë më parë me kallashnikov 41-vjeçarin Ajet Guneli, ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për t'u njohur me masën e sigurisë ndaj tij. Ai ka hyrë në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e masës së vlerësimit është zhvilluar pa praninë e mediave.

Prokurori i çështjes, Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës vlerësimim të ligjshëm të arrestimit të Polovinës dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg". I arrestuari Vangjel Polovina ka shprehur pendesë në seancë dhe ka deklaruar se vrasje ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, pas shumë kërcënimeve me jetë që i kishte bërë viktima.

Ka qënë gjyqtari Durim Hasa, ai që e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e Vangjes Polovinës dhe ka vendosur për të masën e sigurisë "arrest në burg" pa afat. 44-vjeçari Vangjes Polovina akuzohet për "vrasje me paramendim". Mëngjesin e së Enjtes ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli Ajdini në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes,për shkak të një borxhi të padhënë për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ja kishte marrë me qera viktimës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?