Vrau qiradhënësin në Berat, autori: S'i kisha asnjë borxh, e likuidova me mish! Një natë para vrasjes më kërcënoi me jetë! Mbi të shkreha 1 karikator kallashnikovi

18 Dhjetor 2020, 11:47| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 12:10

  • Share

Zbardhet e plotë dëshmia e dhënë nga autori i krimit të rëndë në fshatin Goraj në qytetit e Kuçovës në Berat.

Autori Vangjel Polovina mësohet se e ka pranuar krimin, pas arrestimit nga policia ku dhe ka deklaruar të plotë versionin e tij të ngjarjes sipas tij, duke thënë se viktimën e kishte likuiduar për borxhin që i kishte duke i dhënë mish. Ai ka shtuar se një natë para vrasjes viktima Ajet Guneli e kishte marrë në telefon dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste.

"Unë i kisha marrë me qera Ajetit një stallë derrash në fshatin Perondi,ku edhe jetoj. Deri në vitin 2019 i kisha paguar regullisht të gjitha detyrimet e qerasë,dritave dhe ujit të kësaj godine. Në vitin 2020 isha vonuar në disa muaj pagesash dhe kur erdhi Ajeti nga Aglia disa javë më parë më kërkoi të takoheshim. U takuam dhe pasi i thashë që nuk kisha lekë gjendje për ta paguar,ramë dakort që borxhin në lekë ta likujdoja me mish.

Dy ditë para vrasjes, i kam dhënë Ajetit 46 kg mish, që korrespondonin në vlerë lekësh me borxhin që i kisha mbetur për 2 muaj e gjysëm qera. Unë mendova se u likujduar por Ajeti më mori në telefon një ditë më vonë, dmth natën para vrasjes. Unë nuk e kisha ndjerë telefonin dhe kur u zgjova në mengjes e pashë që më kishte telefonuar dhe e mora mbrapsht. Sapo ma hapi telefonin, pa më lënë as ta përshëndes më ka sharë dhe më tha "do të vras, do të heq qafe".

Në këtë moment, kam hipur në mjetin tim "furgon" dhe në sedilen e pasagjerit vendova kallaahnikovin. Vakta tek lokali ku ai pinte kafen dhe pa zbritur nga makina i thirra për tu afruar. Ajeti,sapo më pa,më erdhi drejt me vrap duke më sharë dhe me një karrige në dorë për të më qëlluar, pa e ditur se unë kisha armë me vete". Në këtë moment,kam dalë jashtë me armën në dorë dhe kam qëlluar një herë në ajër për tu shpërndarë personat e tjerë që ndodheshin në lokal. Ajeti filloi të bridhte me vrap dhe u rrëzua në tokë. Aty kam filluar të gjuaj me breshëri në drentim të tij dhe pasi shkreha 1 karikator të tërë kallashnikovi u largova me furgon nga vendngjarja", ka thënë në deklaratën e tij në polici,autori i krimit,41-vjeçari Vangjel Polovina.


Lajmi kryesor:

U vra nga qiramarrësi, 20 plumba mbi Ajet Gunelin! Viktima ende në morgun e Beratit! Autori: S'i kisha asnjë borxh, e likuidova me mish! Më kërcënoi me jetë 1 natë më parë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?