Zyhdi Shehi

Vrau shokun e dhomës në azilin privat në Tiranë, ndërron jetë në spital historiani Zyhdi Shehi

25 Gusht, 18:27| Përditesimi: 25 Gusht, 19:32

  • Share

TIRANË- Historiani Zyhdi Shehi, i cili vrau me bastun shokun e dhomës në azil, ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Shehi ndërroi jetë në QSUT pasi vuante nga parkinsoni.

Emri i Zyhdi Shehu u vendos në qendër të vëmendjes pas ngjarjes së rëndë të 8 gushtit, kur vrau me bastun shokun e tij të dhomës Virxhil Vesho, në azilin privat në Tiranë “Ruaje Moshën”.  Shehi dyshohet se e goditi disa herë shokun e tij me bastun në kokë, duke e lënë të vdekur. 

Kush ishte Zyhdi Shehi?

Zyhdi Shehi lindi më 1946 dhe ishte një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare. Madje ai vitin e kaluar u shpall edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës. Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi. Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982, nis punën në Muzeun Historik të Kavajës, ku ka mbajtur edhe postin e drejtorit.

Ai ka qenë botues i artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës si dhe shumë librave historikë. Libri i parë ishte monografia kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.

Më pas, në vitin 2000, publikoi monografinë për Andrea Ekonomi, "Mesues i Popullit", "Kavaja, figura te shquara historike" 2005, "Indrit Cara", 2007, "Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka e Diplomati Stavro Stavri", etj. Për merita në punë i është dekretuar në vitin 1990 medalja "Naim Frasheri".

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 25/08/2024 20:01

    gjynah i shkreti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?