Ekskluzive/Vrau shokun e Ervis Martinajt dhe mikun e tij...Dëshmitë që fundosin ekzekutorin: U vetëplagosa (para mjekëve)...më bënë atentat (te prokurori)!

3 Qershor 2020, 07:52| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 19:03

  • Share

TIRANË- I buzëqeshur para prokurorëve që i kanë mbërritur në spitalin e Traumës për t'i dhënë masën 'arrest me burg', Kreshnik Tusha, i arrestuar për atentatin e dyfishtë në Kurbin, ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.

Dëshmitë e tij, të zbardhura nga Report Tv, kanë qenë kontradiktore, duke bërë kështu që të shtohen dyshimet se ka qenë ai një nga autorët që kanë qëlluar mbrëmjen e 30 majit drejt Bujar Likës, mikut të Ervis Martinajt dhe Paulin Gjergjit. Përpara prokurorëve, Tusha është shprehur se i kanë bërë atentat atij pranë shtëpisë, sapo po zbriste nga makina, por ndryshe ka deklaruar para bluzave të bardha, të cilëve u ka thënë se është "vetëplagosur aksidentalisht në këmbë".

"Më qëlluan në shtëpi me automatik afër shtëpisë që është gati 1 km larg kompleksit ku ndodhi vrasja e Paulin Gjergjit dhe Bujar Hasanit, nuk është distancë e largët nga shtëpia e tij tek vendi i ngjarjes. Pranë shtëpisë janë gjetur edhe gëzhoja. Më kanë qëlluar, më kanë bërë atentat. Nuk i kam njohur autorët që më kanë qëlluar kam qenë duke ikur natën në shtëpi me makinë sa kam zbritur më kanë qëlluar", tha Tusha para prokurorëve, megjithatë nga hetimet të bëra makina nuk ka asnjë lloj shenje që është qëlluar.

Dyshimet janë të forta se ai është një vrasës me pagesë që ekzekutuar Bujar Likën dhe Paulin Gjergjit. Për këtë korrespondon dhe ora me atentatin, megjithatë pritet përgjigja e analizimit të njollave të gjakut që do të faktojnë ose jo përfshirjen e tij në këtë krim.

Paulin Gjergji dhe Bujar Lika

Si ndodhi atentati?
Tre dëshmi, ajo e banakierit të lokalit dhe dy djemve të viktimës Paulin Gjergji, japin të dhëna mbi karakteristikat e katër personave që morën pjesë në këtë atentat mafioz, por nuk qartësojnë identifikimin e tyre. Djemtë 27  dhe 21-vjeçar kanë pohuar se pa ka kaluar shumë kohë nga hyrja në lokal e babait, shumë shpejt janë shfaqur 4 persona që kanë zbritur nga një makinë, të veshur si policë me veshje të FNSH-së dhe të maskuar. Dy vetë kanë hyrë brenda në lokal, ndërsa 2 të tjerë kanë shkuar në drejtim të makinës ku ndodheshin djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji. Kuptohet qartë se atentatorët kanë pasur informacion të saktë se me cilin person ndodhej Bujar Lika, dhe për më tepër kanë pasur të dhëna se biznesmeni Paulin Gjergji, ishte në praninë e djemve të tij. Frika se mos vallë pas sulmit me armë në brendësi të lokalit, do të kishte një kundërpërgjigje nga dy djemtë e Paulin që qëndronin jashtë, ka bërë që katër personat e veshur si policë të ndahen, ku dy kanë qëndruar jashtë dhe kanë mbajtur të neutralizuar djemtë, duke iu prezantuar si polici dhe kanë filluar t’i kontrollojnë fizikisht.

Vetëm kur kanë dëgjuar breshëritë e kallashnikovit dhe të klithmat “na vranë, na vranë” atëherë dy djemtë e biznesmenit Paulin Gjergji, kanë kuptuar gjithçka se s’kishin të bënin me policë por me vrasës të veshur si policë. Njëri nga autorët, i paidentifikuar prej tyre, pasi janë dëgjuar të shtënat në brendësi të lokalit i ka drejtuar armën djalit 21-vjeçar, duke i kërkuar që të mos bëjnë asnjë reagim pasi në të kundërt do i qëllonte. Por sipas burimeve të policisë Laç, 27-vjeçari i është lutur autorëve që të mos i vrisnin vëllanë. Në ikje e sipër, autorët të veshur si policë të FNSH-së, kanë hyrë në automjet dhe janë larguar.

Një tjetër dëshmi e vlefshme është ajo banakierit të lokalit, i cili ka treguar se sapo dy “policët” e maskuar kanë hyrë në lokal, i kanë thirrur në emër Bujar Hasanin dhe më pas kanë qëlluar. Sipas burimeve, Hasani ka marrë një plumb në kokë. Ndërsa pa tij është qëlluar Paulin Gjergji, i cili ka qenë duke vrapuar me shpresën t’i shpëtojë plumbave. Policia thotë se në këtë atentat ka marrë pjesë një skuadër e përbërë nga 7 persona ku njëri ka qëndruar në makinë, dhe 4 të tjerë kanë vepruar. Ndërsa dy të tjerë, besohet se kanë kryer vëzhgimin dhe sinjalizimin e autorëve për vendndodhjen e Bujar Hysenit.

Por kush janë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji?
Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg.

Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite, ky i fundit tani i lirë, pasi e kreu dënimin. Viktima Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Ndërkohë, Paulin Gjergji, i cili deri në 2004-ën e ka pasur mbiemrin, Markaj ka pasur kazino “Vegas” në zonën e  ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kurbini: 15/08/2020 12:08

    HAKAJVE te nikles nuk i ka pas hore kari per FATMIR HAKLAJN E TROPOJES o kara sa ka vra RREM HAKA vis martini nuk di me numru o karuca 1998- 2004 kan 20-30 te vrame po mos folni kot

    Përgjigju
  • eldi: 04/06/2020 00:24

    mund te jete e vertete qe ka sherr midis visit dhe fushkrujsave! shoku ngushte i fushkrujsave lidhjma me e forte qe kane ne tirane eshte evis gacaj person me rrezikshmeri shume te larte i dyshuar ne shume krime. vrasjen e pare e ka bere 1994 kur ka qene 16 vjec per nje shpulle qe nje burre i kishte gjujt shokur te tije te ngushte. evi eshte shok i ngushte me durim bamin dhe hakat jane njoft ne burg. po ashtu eshte shok i ngushte me nard duken qe visi ka sherr. ec e mer vesh? si historite e rruges kavajes ku u vrane 35 veta dhe su mor vesh kurre. tan oqja ervin borova denis gina median shehu ilir bardhi alban dani edgar libohova pastaj me rradhe

    Përgjigju
    • F Kruje Pagese: 04/06/2020 22:54

      Keta te FK me sa duket i ban miq kushdo qe i paguan.

    • Fatjon: 04/06/2020 19:53

      Evi ska lek te blej cigare ti thua me rezikshmeri te lart . Esht djal kok shkret po ka ngel mbrapa shum esht vlonjat per te qen ka mbi 27 vite ne tirane

  • Gent: 03/06/2020 23:50

    Duhet ta pranojë po nuk e lejon i fëlliquri S.B. Mjerë ky popull po ra në drejtimin e kësaj opozite.

    Përgjigju
    • Resl: 04/06/2020 16:32

      Ty ropt ku ti kesh idjoti mutit.sle vend pa ngrene mut kot.robt saliu ty.

  • Tani: 03/06/2020 21:41

    Ca muhabetesh beni o njerz prandaj nuk behet shqiperia ky aj i fort jo Po ky nxjerr faret ket jo ate jeni shum te trash pz Po i hyre ne borxh tjetrit ska te fort te fusin plumin ska lidhje kush esht ky kush esht aj te vje momenti si te gje rastin mir esht me nejt ne pun tane e mos me vra kend e mos me u marr me punt e tjetrit si ju komentusat

    Përgjigju
  • Mir: 03/06/2020 16:52

    Nuk kan lidhje Hakt me ket ngjarje. vis martini me hakt e bamt jan shoke. kto dy i vrau Mata me plakun e vet kan lidhje shum te forta politike ka plas lufta e madhe tani do kete shum viktima kte vit...

    Përgjigju
    • O mir: 03/06/2020 20:41

      Po cne plaku mates me kto vrasjet. Nuk ma merr mendja. Do kene pas probleme te tjera kto ne lac ose me klanin duka ne tirane

  • genti: 03/06/2020 15:47

    vis martini eshte shok i ngusht me milin tan dajtin dhe bert xhabaftin. ata hakat dhe makat dhe durim e ca jane ata fushkrujsat qe skan buk me honger as kepuce ne kembe i zhduk per nje jave. dhe fush krujen ka per ta mbyll mren. harrova dhe gezim celen mikun e shpis

    Përgjigju
    • Kruja: 15/08/2020 12:00

      Hakajt e nikles nuk i ka pas hor kari per FATMIR HAKLAJ o kar ku pysi ato per VIS MARTININ o GENT kari RREM HAKA KA VRA 50 VETE o kar VIS MARTINI SDI ME NUMRU DERI NE 50 O BOLE

    • eri: 03/06/2020 18:57

      po ca krahasimi boni mor vlla . po grupi nikles vet vrasje me pages bejn ju ka dal nami e ja rrasin krejt vrasje atyne .. po lene i her se skan lidhje hic vis martini me grupin e nikles ca flisni kot. ka pak sherre visi me. ervin maten e grupin e gabelve

    • genti: 03/06/2020 18:00

      mos besoni budalliqe tan hoxhe dhe spartak koka. fushkrujsat vetem vjedhje mjetesh dhe venie eksplozivi kane bere. vrasje kane bere shume pak vetem per gjakun e vet lerini thashthemet jo 30 jo 40 vrasje se njerzit nuk janr miza mos i shumzoni leket dhe njerzit me 1000 here

    • Vinsent: 03/06/2020 17:33

      Shoke mund te kete boll, po ne ate bizness, shoku behet armik. Banda e Fushe Krujes ka mbi 50 persona e bahen 100 po deshen. Dhe te gjithe kane bere vrasje pas vrasjeje.

    • Per ty genti: 03/06/2020 16:54

      Kush 3sht KY Bert xhabafti? Nuk ma merr mendja ky shok I ngushte me dajtin. Nuk Kan lidhje. Dhe ato fush krujsat qe ta dish ti Jan me nga 30 vrasje ne kurriz.se llogarisin kte Martinin ore genti nese Kan problem me kte them. Nuk llogarisin asnje ne gjith shqiperine.

  • Me radh punet: 03/06/2020 14:13

    Ju thaft dora atij komandos me bllok qe nuk e vrau visin po e plagosi . Ainnjeri ka ba shum poshtersi e zullume duhet hek nje ore e me par qafe . Tani e ka radhen hatoja , ske ku shkon o vis martini po te ngushtohet laku

    Përgjigju
    • Ip Shop: 03/06/2020 22:03

      kto qe po ju permendet emri njish..te djeg gja ty...

    • O IP shop: 03/06/2020 20:09

      Kujt do vishen nenat me te zeza. Kush nuk te falin e

    • Ip Shop: 03/06/2020 17:42

      mbane mend qa do bejn kto do i vi edhe ktyre dita qe ti bejn te vishen me te zeza nenat e atyr....un i njoh mir kto tipat..kto nuk te falin...

    • Cfar: 03/06/2020 17:34

      Visit dhe hatos i vini anash ju e kushdo o barbona pabuksa

  • Cimi: 03/06/2020 14:05

    Shum e leht te zbulohet grupi atentatoreve tani qe e keni nje ne pranga vetem nqs nuk do policia apo lidhjet qe kan keto me politiken. Po deshi policia sot duhet te nxiren emrat e atentatoreve e te shpalln ne kerkim

    Përgjigju
    • Lufte ne Lac: 03/06/2020 17:30

      Thjesht te shohin telefonatat e bera 2-3 ditet e fundit. Nuk besoj se eshte ruajtur duke perdorur telefone te vecante, ky mirditori.

  • Rinas: 03/06/2020 08:52

    Atehere pervec Rrajave, Hakave e Bamit paska patur edhe te paguar? A e din kush pse banda e Vis Martinit eshte marre me Hakat, ku u vrane hallen?

    Përgjigju
    • Kruja: 03/06/2020 14:31

      O lezha po kta te nikles Jane shume dhe Jane te gjithe vrases. Nuk pyesin as per politikane jo me per Martinin nese KY i ka vra hallen. Kan qe ne 90 e deri sot qe ekziston banda e nikles.

    • Lezha: 03/06/2020 14:00

      @Kruja, Ervis Martini eshte njeri me pushtet, te arrish deri tek ai eshte e pamundur

    • Kruja: 03/06/2020 13:25

      Sma merr mendja ti ket vrar hallen KY hakave. Nese e dinin hakat kush esht e kishin shuar kte si fis

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?