Sokol Sanxhaktari në të majtë të fotos, viktima në të djathtë Florian Lamçe

Vrau shokun e fëmijërisë, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e dhënë nga ‘Apeli’ i Durrësit

12 Nëntor 2022, 09:52| Përditesimi: 12 Nëntor 2022, 10:05

  • Share

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë ku ka kërkuar prishjen e vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit në Durrës.

Sanxhaktari u dënua me 10 vite burg në muajin shtator të këtij viti, për vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë Florenc Lamçaj.

Për ngjarjen e ndodhur në 31 Korrik të 2020-tës në Elbasan, u dënua me tetë vite burg edhe Adriano Hajdari i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Hajdari gjithashtu ka bërë rekurs të vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit në Durrës.

Krimi ndodhi në një lokal lagjen ‘Gurakuqi’ të qytetit të Elbasanit. Pas hetimeve të kryera, u bë me dije se personat që ndodheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kishin konsumuar shumë alkool dhe në rrethana ende të pazbardhura, kishin nisur të përplaseshin fizikisht me sende të forta dhe shishe, gjë që ka sjellë edhe vdekjen e Florenc Lamçajt.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?