Kronikë

Mirditë, vrau shokun me makinë pasi e tallte dhe e ofendonte, dënohet me 10 vite e 9 muaj burg 60-vjeçari Mhill Gega

30 Tetor 2021, 08:41| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 11:46

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, 60-vjeçarin Mhill Gega i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës. Organi i akuzës arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngritur akuza e vrasjes me dashje. Pasi shqyrtoj dosjen hetimore trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor 60-vjeçarin dhe e dënoi me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1 e 3 e dënimit.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se dy bashkëfshataret kishin pasur konflikte prej dy vitesh me njëri-tjetrin dhe ditën e ngjarjes janë përplasur sërish. Pas debateve, 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip "Benz" dhe përplasur për vdekje Mark Gjetën, i cili lëvizte në rrugën e fshatit.

Në deklarimet e tij vetë i pandehuri ka pranuar faktin se ka patur konflikte me viktimën, por ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij duke e konsideruar ngjarjen aksidentale, me pretendimin se i kishte rrëshqitur makina dhe ka goditur 68-vjeçarin Mark Gjeta.

Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes dhe dëshmive të marra rezultoj se ngjarja ishte e qëllimshme.

Mark Gjeta dhe Mhill Gega kishin punuar për disa kohë në të njëjtën ndërmarrje dhe kishin qenë shokë me njëri-tjetrin, por marrëdhëniet e tyre nisen të acarohen për motive tërësisht banale, pasi viktima e tallte dhe ofendonte autorin.

1635587156_1635576791mhillgega.jpg

Mhill Gega

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?