TIRANË – Nëna e Stiven Toshkesit, 20-vjeçarit që u vra mesnatën e 18 prillit mbërriti sot para ambienteve të gjykatës për të kërkuar drejtësi për të birin. Ajo bashkë me familjarë të tjerë ishin të pranishëm teksa jepej masa e sigurisë arrest me burg për autorin Axel Hoxhaj. Me kërkesën e vetme për të vënë në vend drejtësinë, ajo kërkoi të hynte në sallën e gjyqit ndoshta për të parë në sy autorin që i mori jetën djalit të vetëm Stivenit.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave dhe familjarëve, ndërsa prokuroria kërkoi që 18 vjeçari të qëndroj në burg me akuzën e vrasjes. Ndryshe nga shoku i tij Ensi Maze një ditë më parë, autori i dyshuar i vrasjes Axel Hoxha, nuk dha sqarime për ngjarjen duke ia lënë të drejtën për ta përfaqësuar avokatit të tij Ardian Kalia. Ndërkohe vetë avokati nuk paraqiti asnjë kërkesë për masë me të bute sigurie, duke deklaruar se do të ishte dakort me çdo vendim që do të merrte gjykata.
Gjyqtari i masave Kujtim Vraniski vendosi ta lërë në burg 18 vjeçarin, ndërsa pokuroria pritet të marrë atë ne pyetje në lidhje me shkaqet që e cuan në ngjarjen e rëndë.
Stiven Toshkesi u vra më thikë pas sherrit për një vajzë. Ditën e djeshme u la në qeli edhe shoku i Axel Hoxhës, Ensi Maze, i përfshirë në sherr. Axel Hoxhaj u vetëdorëzua para 2 ditësh, pas këshillimeve të bëra nga familjarët e tij. Raportohet se pista kryesore e hetimit është bërë sherri fizik që autorët dhe viktima kishin pasur më herët për shkak të një vajze.
Dinamika e ngjarjes:
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy. Dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 19 prillit, dy të rinjtë kanë pritur sapo viktima të mbaronte punën dhe e kanë goditur me thikë, e cila fatkeqësisht rezultoi fatale.
Në dëshminë e mëparshme të bashkëpunëtorit në krim, Ensi Maze ai tha se Stiven Toshkesi ka ardhur me makinë, ka ndaluar dhe më pas ka dalë nga aty duke e qëlluar atë me grushte. Pas kësaj, Toshkesi është qëlluar disa herë me thikë nga Axel Hoxhaj, të cilën e kishte me vete. Ensi Maze ka treguar se ishte në dijeni të një konflikti që autori me viktimën kanë pasur më herët, për shkak të një vajze, e cila ishte e dashura e Stiven, por që Axel Hoxhaj e pëlqente.
Ka enderruar baba i shkrete te behej i famshëm si Axl Rose, por i doli një dështak të shëmtuar. Mori më qafë tjetrin dhe veten po e po. Ngushëllime familjes së të ndjerit, bëhuni të fortë për ta përballuar këtë dhimbje.
PërgjigjuKy qeni me surrat si skuth pemethyer, svret dot 1 mize. Arriti qeni vrau tjeterin dhe ose i ngacmonte te dashmen. 15 vjet mrena ketij
PërgjigjuNgushellime familjes. Burg perjete per agresorin vetem keshtu do I therrasin mendjes nje qelizoret. Rri dhe behu dashnore e burgaxhinjve tani plehre shoqerore
PërgjigjuNgushullime familjes, të roni e ta kujtoni. Kurse këte monstër duhet lënë që atje brënda në burg, ta mer dënimin nga vetë të burgosurit e tjerë. Viktima i pa fajshëm qoftë i parajsës????