Admir Beqiri, i dyshuar dhe arrestuar për vrasjen

Vrau shokun që e strehoi një vit në shtëpi në Sarandë, 40 vjeçari kishte dhunuar dhe bashkëjetuesen

7 Tetor, 14:03| Përditesimi: 7 Tetor, 14:55

  • Share

1728243849_admirbeqiri.jpg

Admir Beqiri, i dyshuar dhe arrestuar për vrasjen

Policia e Vlorës njoftoi sot (7 tetor) se Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, arrestoi të dyshuarin si autor Admir Ferik Beqiri, 40 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme ai akuzohet se “për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizgjoni, 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën”.

Gjithashtu Beqiri sipas policisë vendore, “dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë”. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “vrasja me dashje” dhe “dhuna në familje”, teksa dosja i kaloi Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme.

I dyshuari Beqiri shfaqte shpesh probleme për shkak se njihej si konsumues i alkoolit. Viktima Bizgjoni e kishte pranuar në banesën e tij për të jetuar prej gati një viti. Aktualisht autori i dyshuar bashkëjetonte me gruan nga fshati Gjashtë, për të cilën po hetohet edhe për dhunë në familje.

Bashkëjetuesja besohet se ka qenë dëshmitare e skenës fatale, pasi Bizgjoni vdiq në vend, por është larguar nga frika. Ajo po jep dëshminë para oficerëve.

Kohët e fundit Bizgjoni i kishte kërkuar Beqirit të largohej nga banesa, kurse pasditen e së dielës (6 tetor) i ka kërkuar që të ulte zërin e muzikës së lartë, për shkak se ishte në zi, për humbjen e vajzës së tij 29-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, vetëm tre javë më parë.


Lajmi kryesor:

Sarandë/ U godit për vdekje me shishe, 62-vjeçari dërgohet në Tiranë! Arrestohet autori, i shtohet dhe akuza! Viktima i kërkoi të ulte muzikën, pasi mbante zi për të bijën


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?