Foto:Banesa ku ndodhi krimi në Shënvlash, Durrës
Ka zgjatur rreth 3 orë dëshmia e 19 vjeçares Hygerta Meta mbi vrasjen me armë zjarri të babait të saj Pëllumb Meta, trupi i të cilit u gjet i varrosur në oborr. Policia e ka shoqëruar në shtëpinë e saj, ku autorja e dyshuar e ngjarjes ka rrëfyer me detaje sesi e ka kryer krimin.
Ndërkohë Report Tv mëson se janë marrë në pyetje e ëma dhe vëllai i 19 vjeçares, të cilët dyshohet se kanë fshehur vrasjen. Gjatë dëshmisë së tyre në polici, ato kanë mohuar të kenë ditur gjë rreth ngjarjes së rëndë.
Pas 3 orësh dëshmi, policia ka shoqëruar të renë sërish në ambientet e burgut.
Lajmi kryesor:
Tronditëse në Durrës/ Tre fëmijët vrasin dhe groposin të atin, arrestohen! 2 vëllezërit mbrojtën të motrën, donte ta fejonte pa dëshirë! Në hetim gruaja
B.V//ReportTv.al