Skënder Krasniqi, babai i cili tragjikisht dy ditë më parë vrau të birin Albert Krasniqi në Prishtinë të Kosovës, nuk ka kërkuar të jetë i pranishëm gjatë varrimit të tij.
Sipas mediave vendase, avokati i Skënderit tha se autori dhe babai i viktimës nuk ka bërë ndonjë kërkesë për të qenë i pranishëm gjatë varrimit të djalit të tij.
“As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, tha avokati.
Varrimi i Albert Krasniqit u bë rreth orës 15:00, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve të afërm e miq të tij. Aty u pa edhe vajza e Albertit, bashkë me nënën e saj, Besa Gashin, për të cilën u raportua në media se ishte ndarë nga Albert Krasniqi.
Siç raportohet, policia ishte në kërkim të Albert Krasniqit ditët e fundit, për shkak të dyshimit se ai e kishte rrahur Besa Gashin. Supozohet se kjo kishte shkaktuar grindje në tërë familjen
Lajmi kryesor:
Babai qëlloi për vdekje të birin në Prishtinë, shkak konflikti në familje/ Viktima disa orë para postoi foton e së bijës: Dashuria e babit
J.GJ.//ReportTv.al