Skënder Krasniqi dhe djali i tij Albert Krasniqi

Vrau të birin, gjykata e Prishtinës merr vendimin për babanë e Albert Krasniqit: Dënohet me 3 vite dhe 5 muaj burgim për 'vrasje nga pakujdesia'

7 Dhjetor 2021, 15:44| Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 17:14

  • Share

Skender Krasniqi është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqi. Gjykata shpalli fajtor Krasniqin për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, dhe ai dënua me 3 vite e 5 muaj burg.

“I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vite e pesë muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.

Vrasja e rëndë ndodhi në Prishtinë më datë 27 janar 2021, në parkingun e ndërtesës në të cilën banonte Skënder Krasniqi. Menjëherë pasi ka kryer krimin, ai ka lajmëruar policinë “ejani se e vrava djalin”,dhe më pas ka fikur telefonin. Në vendngjarje ka mbërritur fill pas telefonatës policia, e cila ka arrestuar Skënder Krasniqin dhe ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën ishte kryer krimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?