Gjykata e Assizes të Svonës në Itali ka dënuar me burg përjetë Safayou Sow, shtetasin 27-vjeçar të Guinesë, i cili vrau ish-partneren e tij shqiptare Danjela Neza 29 vjeçe natën mes 5 dhe 6 majit 2023.
Autori është i detyruar nga Gjykata të dëmshpërblejë nënën e viktimës me 318 mijë euro dhe vëllanë e saj me 100 mijë euro, shkruajnë mediet italiane.
Sow kishte mbërritur në Itali me një varkë dhe kishte gjetur punë si pjatalarës në restorantin ku punonte Neza. Mes të dyve nisi një lidhje, e cila më pas u mbyll nga ana e vajzës. 27-vjeçari i kishte kërkuar asaj të jepte dorëheqjen nga puna, por duke hasur refuzimin e saj kjo histori pati një fund tragjik. Danjela Neza u qëllua me plumb në kokë.
Menjëherë më pas vetë autori telefonoi në 112: “Kam vrarë një grua, ejani të më merrni”.
Ditën kur e vrau autori thotë se kishin lënë të takoheshin për të sqaruar gjërat dhe ndoshta për t’u rikthyer bashkë. Në vend të kësaj ata u grindën, kështu që ai mori një armë gjysmë automatik të kalibrit 22 nga makina, e drejtoi në kokën e Danjelës dhe qëlloi.
pse nuk lidheni me europiane, po beni lidhje pa te ardhme me kultura te tjera
PërgjigjuHallati punon, i zoti levdohet or teeeejjjjj