Gjykata ka lënë në burg pilotin 32-vjeçar Babis Anagnostopulos i cili i mori jetën bashkëshortes së tij 20-vjeçare Caroline Crouch dhe u mundua që të mbulonte krimin.
Babis u dërgua në burgun Korydallos dhe do të mbahet nën masa të rrepta sigurie.
Në dëshminë e tij ditën e sotme Babies kërkoi falje duke deklaruar se me aktin e tij shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e fëmijës së tij dhe u përpoq të hedhë poshtë provat në dosjen e çështjes që tregojnë se krimi ishte i planifikuar.
Piloti ka kërkuar që të merret dëshmia e miqve dhe familjarëve për të folur në lidhje me marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren Caroline, pasi pretendon që kanë pasur një marrëdhënie të mirë.
Ndërkaq, Babies ka kërkuar që hetuesit të kryejë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë për të verifikuar se kur është hequr karta e memories. Ai tha se e hoqi kartën e memories pas krimit dhe jo para tij siç është deklaruar deri më tani.
Lajmi kryesor:
Mbyti bashkëshorten pranë foshnjës dhe kamufloi vrasjen për 47 ditë, gjykata lë në burg pilotin grek
SI.E./ReportTv.al