Viktima Indrit Çela dhe Griseldo Kusi

Vrau teknikun e kondicionerit, Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin

24 Shkurt 2021, 15:33| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 15:54

  • Share

Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin 31 vjeç, i cili ka vrarë teknikun e kondicionerit, Indrit Çela, në shtëpinë tij më 22 gusht të 2019.

Gazetari Arsen Rusta raporton se ndaj Kusit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Babai i tij, Bujar Kusi dhe i vëllai Albani, dyshohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Gjykata e Tiranës më herët ka arrestuar edhe Albano Kusin, nën akuzën për "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës" në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve. Por më pas ai u lirua pasi fajin e mori përsipër vëllai i tij, Griseldo Kusi. Në seancë Albano Kusi mohoi akuzën dhe është shprehur se ka qenë me të dashurën dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të pengojë hetuesit për të zbardhur ngjarjen.

Ngjarja  e rëndë ndodhi më 22 gusht 2019 rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të Bujar Kusit (babai i dy vëllezërve Kusi). 

Vendi i ngjarjes dhe viktima Indrit Çela

Griseldo Kusi

Komento

Komente

  • Pak: 25/02/2021 00:30

    Qeni e vrau tjetrin kot se koti.

    Përgjigju
  • Lleshi: 24/02/2021 20:13

    Burgim te perjetshem ketij plehres...jo 21 vjet...

    Përgjigju
  • Vlora: 24/02/2021 19:03

    Kete lepurush sillma njeher mua q tm lutet t vdes

    Përgjigju
  • tirona: 24/02/2021 17:44

    Nuk ka 21 vjet burgim per nje kriminel vrases duhet i perjetshem

    Përgjigju
  • dibran: 24/02/2021 16:07

    Nje kriminel vret nje djalosh ne lulen e RINISE! .....21 vjet burg per KRIMINELIN! A ka ndonje nen per burgim te perjetshem dhe a ka ndonje burg si Alkatrazi per keto PLEHRA-KRIMINELE!!!!! Si mund te kerkoje nje prokuror 21 vite burg per ate qe vrau nje engjell te ri!!!!????? Mos ZOT! Mos me provoko!!!!!! Asnjehere nuk do te falja gjakun e paster e te dlire te femijes tim !!!!!! Per keto monstra vlen HAKMARRJA dhe poshterimi i familjes kriminelit !!!!! Prokurori te ndiqet nga SPAK si nje person qe nuk ka vleresuar shkallen siperore te krimit te ketij krimineli!!!!!

    Përgjigju
    • $$$$$$$: 24/02/2021 17:15

      Nuk behet shqiperia..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?