Kronikë
Top 24

Vrau tre persona në Mat duke ngrënë drekë, dënohet me burgim të përjetshëm Kujtim Koxha

17 Qershor 2019, 14:38| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 14:41

  • Share

Dënohet me burg përjetë Kujtim Koxh, autori i masakrës së Matit i cili në tetor të vitit të kaluar vrau tre persona mes tyre 2 punëtorë të bashkisë Mat dhe bashkëfshatarin e tyre.

Personat që humbën jetën nga kjo ngjarje ishin Mentor Hoxha 35 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç si dhe Hamit Buci 38 vjeç, banor i fshatit Shëlli.

Autori kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin, ndërsa babai i një prej viktimave (Mentor Hoxhës) i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një dopio raki nga ana e tij.

Por pas debatit me punonjësit e bashkisë për një rrugë, shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar punonjësit që po konsumonin drekën.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditor: 17/06/2019 17:43

    Pse të varet? Ste vret njeri kot Duhet rrespekt mos me fut hundet te punt e tjetrit mos shaj mos ptovoko mos ba me hile sillu mir me njerzit dhe ste vretkush kot rri pa merak

    Përgjigju
  • Turku: 17/06/2019 16:01

    Te anullohet urgjentisht burgimi i perjetshem dhe ky kelush K*RVE te varet ne shesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?