Osman Shapfataj, babai shqiptar i cili vrau vajzën e tij dhe dhëndrin të tij në Australi në vitin 2019 është shpallur fajtor për këtë ngjarje. Sipas Mail Australia, Shapfataj u shpall fajtor për vrasjen e dyfishtë nga autoritetet në Melbourne.
Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 31 dhjetorit të 2019-ës ku babai vrau vajzën dhe dhëndrin e tij sapo ata po hynin në shtëpi. Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.
Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten.
Kujtojmë se shqiptari nga Kosova i cili jetonte prej disa vitesh në Melbourne, pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.
Sipas mediave australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij.
Hajvan,,. vritet femija kot...malok hesapi..
PërgjigjuCfare mund te presesh kur ne mes eshte formimi?Cfare mund te presesh kur pas 1912,ende ka patur shqiptare ,ketu e pertej kufijve,qe u vinin femijve emrin e pushtuesve ,/OSMAN/ ? Cfare mund te presesh kur per 500 vjet pushtuesit na helmuan gjakun e logjiken ?
Përgjigju