Anxhelina Petro

Kronikë
Top 24

Vrau vajzën dhe e groposi në oborr, avokati grek: Nëse e ka përdhunuar, jap dorëheqjen nga mbrojtja e shqiptarit

22 Janar 2019, 09:54| Përditesimi: 22 Janar 2019, 09:59

  • Share

Në mediat greke vijon që të zërë ende hapësirë vrasja e shqiptares nga babai i saj në Korfuz në natën e ndërrimit të viteve. Aleko Petro e vrau me shufër hekuri dhe e varrosi në oborrin pas shtëpisë, ndërsa nëna Xhezmije Hoxhallari kërkoi që të hetohet nëse është përdhunuar para vrasjes.

Aleko Petro e ka mohuar, ndërsa në pritje të përgjigjes zyrtare të analizave që do të tregojnë nëse ka pasur apo jo abuzim seksual, avokati i 52-vjeçarit shqiptar paralajmëroi se do të jepte dorëheqjen nëse vërtetohet një gjë e tillë.

"Nëse ka pasur abuzim seksual, gjë që e mohon klienti tim, atëherë jam i detyruar të japë dorëheqjen nga mbrojtja e tij" tha Vassilis Noulezas. Ndërkohë që Aleko Petro është shprehur se ‘E humba mendjen ato dy minuta, nuk e fal veten për atë që bëra”. Anxhelina Petro u vra  nga i ati, pasi ai nuk pranonte lidhjen e saj me një të ri afgan.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?