Anxhelina Petro

Kronikë

Vrau vajzën dhe e varrosi në oborr pasi s'e donte afganin dhëndër, gjykata greke dënon përjetë shqiptarin

29 Prill 2020, 10:54| Përditesimi: 29 Prill 2020, 10:58

  • Share

Gjykata e Janinës ka dënuar me burg përjetë shqiptarin që vrau vajzën në mënyrë makabre në Korfuz dhe më pas për të fshehur gjurmët e groposi trupin e saj në oborrin e shtëpisë private ku jetonte. Aleko Petro u dënua sot nga gjykata në Korfuz me burg përjetë për vrasjen dhe 30 muaj e një mijë euro gjobë për armëmbajtje.

 Dëshmitë e të dashurit afgan të vajzës dhe kumbarës ishin vendimtare në vendimin e gjykatës për dënimin e shqiptarit. Anxhelina Petro 28-vjeçe prej vitesh qëndronte në Korfuz me të atin, i cili e vra natën e vitit të ri 2019, ndërsa nëna e saj jetonte në Berat në Shqipëri.

Por si u zbulua vrasja? Ishte i dashuri i vajzës nga Afganistani që bëri denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren, e cila nuk ishte paraqitur në punë. Ai ngriti dyshimet se vajza mund të ishte vrarë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen e tyre. Më pas policia mori në pyetje të atin e vajzës, ku ka zbuluar se ishte ai autori i vrasjes.

Fillimisht i ati i vajzës 52-vjeç u shpreh para policisë; më ndihmoni që të gjej vajzën time. Por pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka dhënë përgjigje kontradiktore duke bërë që të merret i pandehur si i dyshuari kryesor dhe pas disa orësh pranuar gjithcka 'po, unë e vrava vajzën' ndërsa vendin ku e varrosi e zbuloi qeni.

Shqiptarja Anxhelina Pjetro kishte disa vite që ishte njohur me afganin, ndërsa babai e kundërshtonte marrëdhënien. Kjo ishte arsyeja që vajza ishte larguar nga banesa, ndërsa punonte në një dyqan. Sherret e njëpasnjëshme sollën edhe ngjarjen tragjike në ditën e parë të janarit të vitit të kaluar.

Komento

Komente

  • Felice: 29/04/2020 14:56

    Femija s esht prona jone,esht dhurate e zotit dhe frut i dashurise, e ke prane, per ate vendos me fjale dhe jo me dhune te miren e asaj,mbas 18 viteve te beje ç fare te doje se ja lejon ligji,perpara se te beni femije mendoinibkto gjera,ha m.. ne burg tani po kujdes dhe sapunin ama.

    Përgjigju
  • Patrioti: 29/04/2020 12:09

    Dakort nuk e pranoje dot lifhjen (ate qe te ben femija sta ben perendija)po ti maresh jeten evlatit jot e pa pranushme 100% e kish jeten e saj dhe me koh do mesohedhe se ai avgani mund te ish me i mir se nje shqiptar grek etj e meriton denimin po te kish mevdekje e meritoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?