Vrau vajzën, italianin dhe plagosi gruan, Taulant Malaj rrëfehet pas krimit të tmerrshëm: Ime shoqe e pranoi që më tradhtonte, doja të ndahesha

8 Maj 2023, 15:20| Përditesimi: 8 Maj 2023, 15:21

  • Share

1683479202_1683471134ee.jpg

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Itali ku shqiptari Taulant Malaj, vrau vajzën e tij, italianin të cilin e dyshonte si dashnor të gruas si dhe plagosi këtë të fundit, ai ka rrëfyer për masakrën.

Sipas rrëfimit, ditët e fundit ata kishin pasur një debat në familje, sërish për tradhtinë e pretenduar të gruas, pas së cilës Malaj tha se donte të ndahej. Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi. Duket se Malaj – ende sipas rrëfimit të tij – e kishte zbuluar disa herë gruan e tij me kalimin e kohës në katin e tretë të pallatit ku banonte gjoja i dashuri. Gjithsesi të dielën do të kishte ndodhur diçka tjetërl

“Gruaja ime pranoi se ajo kishte një lidhje me Massimo. Më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha.”- tha ai.

 Gjithsesi të dielën do të kishte ndodhur diçka tjetër, gjithmonë sipas rrëfimit të 45-vjeçarit. Ndërsa burri dhe gruaja ishin në shtrat, sipas tij, Tefta filloi të bisedonte me dikë. Burri, i dyshimtë, do të kishte parë telefonin e gruas dhe do të kishte zbuluar se ajo po bisedonte me fqinjin, Massimon. Pas pak ai doli nga shtëpia dhe priti që Massimo të kthehej në shtëpi nga lokali.

Sapo burri hyri në derë, e goditi me thikë për vdekje. Madje, Malaj i tha prokurorit – raportojnë avokatët – se “kishte vrarë Massimon fillimisht”, më pas u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj.

“Në atë moment, i verbuar nga inati – raportojnë mbrojtësit e burrit – ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”. Dy avokatët flasin për “një lidhje të fortë mes autorit të rrëfyer dhe fëmijëve të tij”, 16-vjeçarit dhe një djali 5-vjeçar.


Lajmi kryesor:

Vrau vajzën, italianin dhe plagosi gruan në Itali, rrëfehet vrasësi Taulant Malaj: Tefta e pranoi që më tradhtonte, e pashë duke biseduar me SMS me fqinjin


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?