Kronikë

Vrau vëlla e motër, policia nxjerr foton dhe kërkon ndihmën e qytetarëve: 5 mln lekë kush jep info për kapjen e autorit

26 Shkurt 2020, 08:39| Përditesimi: 26 Shkurt 2020, 09:06

  • Share

Policia e Lezhës ka publikuar foton e autorit të vrasjes së dyfishtë mbrëmë në Rrëshen dhe ka vendosur 5 mln lekë (të vjetra) shpërblim për atë që jep informacion të saktë për vendndodhjen e 47-vjeçarit për ta prangosur. Blutë e Lezhës njoftojnë se vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen. Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i ngjarjes, por deri mëngjesin e sotëm nuk është gjetur. Për këtë arsye Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë thekson se ka vendosur në dispozicion 5 milionë lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit. "Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin  069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt" njofton policia.


Lajmi kryesor:

Ekzekutoi motër e vëlla në pritë! Policia kontroll me dron dhe 5 mln lekë kush jep info për kapjen e ish-burrit vrasës në Rrëshen


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?