Prokuroria e Tiranës ka kërbuar burgim përjetë për Arsen Muskurtin, i cili vrau me armë zjarri vëllain dhe bashkëshorten e tij, Dritan e Nora Muskurti në gusht të vitit 2022 në Tiranë. Muskurti hyri brenda agjencisë së udhëtimeve “Nora Tours” me një armë në dorë duke i qëlluar për vdekje.
Sipas organit të akuzës, Muskurti ka deklaruar se vrasjen e ka kryer për shkak të problematikave të vazhdueshme me të vëllanë, duke e akuzuar se shantazhonte atë dhe prindësit prej kohësh. Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk u zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës duke çuar në aktin e rëndë.
Si ndodhi ngjarja?
Arsen Muskurti debatoi fillimisht me vëllanë, Dritan dhe gruan e tij Nora në biznesin e këtyre të fundit. Autori ka nxjerrë armën para se të hynte në agjencinë turistike, por pas debatit i ka qëlluar me 5 plumba, të cilat rezultuan fatale duke u marrë jetën në vend. Pas arrestimit rreth dy orë pas ngjarjes, Arseni çoi hetuesit në rrugë të gabuar për të gjetur armën e krimit. Ishte njëra prej dy grave të tij, e cila rrëfeu para hetuesve vendin ku ai fshehu pistoletën. Ajo u dha kodin e kasafortën, vetëm disa metra larg biznesit të agjencisë së udhëtimeve ku vrasja ndodhi. Autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin ishte hapur edhe një proces gjyqësor.
Sherret e vazhdueshme mes dy vëllezërve u tensionuan pasi Arsen Muskurti kishte marrë një fletëthirrja gjyqi. Kallëzimi ishte bërë nga vëllai katër ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, i cili kërkonte urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje bashkë me të shoqen Norën. Menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen, Arseni ka shkuar në agjencinë e vëllait duke e vrarë bashkë me gruan.
Njoftimi i Prokurorisë:
Vrau vëllain dhe kunatën pas konflikteve të përsëritura Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin A.M.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në përfundim të hetimeve, kërkon dënimin me burgim të përjetshëm, të shtetasit A.M. për kryerjen e veprës penale ’Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal për vrasjen e vëllait të tij shtetasit D.M. dhe kunatës N.M.
Në përfundim të hetimeve për çështjen penale nr.6027 të vitit 2022, u provua se shtetasi A.M., me 31.08.2022 ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dore një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat.
I pyetur për ngjarjen, shtetasi A.M. u shpreh se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllain, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.
Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk u zgjidhur edhe pse i ishin drejtuar gjykatës duke çuar në aktin e rëndë.
Komente
