Autori Arsen Muskurti dhe viktimat Dritan dhe Nora Muskurti

Vrau vëllanë dhe kunatën, Arsen Muskurti rrëfen arsyet e krimit që tronditi Tiranën: Më falsifikuan firmën, më morën paratë...më tha ‘du me e bë’

5 Shtator 2022, 16:58| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 17:17

  • Share

Arsen Muskurti, i cili pasditen e 30 gushtit vrau në gjakftohtësi vëllain dhe kunatën ka treguar arsyet e krimit tronditës në dëshminë e tij për autoritetet. Ai ka thënë se me vëllain e tij ishte në proces gjyqësor për një shumë të konsiderueshme parash, të cilën sipas tij viktimat ia kanë marrë pasi i kanë falsifikuar firmën, ndaj edhe ai ka kërkuar ekspertim të firmës. Muskurti ka thënë se vëllai i tij Dritani dhe kunata Nora Muskurt, i kanë shkaktuar tronditje për shkak të problematikave të vazhdueshme.

 “Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam pasur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat”, ka thënë ai para hetuesve.

Ai ka treguar edhe veprimet e tij ditën e krimit të rëndë, duke shpjeguar se gjithçka nisi pasi atë ditë i kishte mbërritur një fletëthirrje nga gjykata, pasi i vëllai Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje prej tij.

“Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe I thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “du me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di c’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”, ka shpjeguar Arsen Muskurti, raporton BalkanËeb. Në dosjen thuhet se mbi bazën e dëshmisë së tij, oficerët shkuan në biznesin e autorit të dyshuar dhe hapën kasafortën, aty ku gjetën dhe sekuestruan armën e krimit.

Alban dhe Nora Muskurti u vranë brenda agjencisë së tyre të udhëtimeve në një rrugicë pranë xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë më 30 gusht. Arsen Muskurti hyri qetësisht në agjenci dhe qëlloi pesë herë me pistoletë dhe më pas u largua për t’u kapur disa orë më vonë në zonën e “5 Majit”. Ende i pa penduar për krimin, Arsen Muskurti është shprehur se vëllai e kunata e meritonin të vdisnin pas konflikteve të vjetra për pronësinë, që vazhdimisht i kishte çuar të dyja palët në dyert e policisë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?