Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti! Avokati: Merrte mjekime për shëndetin mendor, armën e kishte me leje

1 Shtator 2022, 09:23| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 13:05

  • Share

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë është lënë në burg. Gjykata Penale pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje në rrethana familjare të 2 personave”. Gjyqtari i seancës ishte Artan Gjermeni. Sapo mbërriti brenda sallës, Arsen Muskurti përshëndeti me dorë mediat. Ashtu siç kreu krimin, me gjakftohtësi, edhe gjatë seancës gjyqësore, ka pranuar se ka vrarë vëllanë dhe kunatën. 

Ndërsa avokati u shpreh se armën e kishte me leje dhe u vetëdorëzua në komisariat duke hedhur kështu poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi se policia në bashkëpunim me forcat RENEA vunë në pranga në kohë rekord autorin. Burime bëjnë me dije se kishte leje për të mbajtur armën brenda në banesë. Sipas avokatit, Muskurti ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe merrte mjekime ndërsa kishte bërë disa kallëzime ndaj viktimave, por pretendon se nuk ishin marrë parasysh nga policia. Duket e çuditshme se si është lejuar që të mbajë armë me leje kur ishte person me probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 gusht, ku autori qëlloi vëllanë dhe motrën brenda në agjencinë turistike që ishte në pronësi të viktimave.

Familjarë të viktimave Dritan dhe Nora Muskurti kanë folur jashtë kamerave dhe hedhin akuza ndaj policisë se nuk e ka parandaluar krimin. Sipas tyre, viktimat u kërcënuan me armë 4 ditë para vrasjes dhe dërguan pamjet në polici, por nuk u mor asnjë masë. Ditën e sotme janë hapur dyert e mortit në banesën ku jetonin viktimat. Ndërsa dera e shtëpisë së autorit që ndodhet ngjitur është e kyçur dhe gratë me fëmijët e tij janë larguar. Miqtë dhe familjarët e Dritanit deklarojnë se Arseni ishte i dhunshëm dhe më herët kishte rrahur edhe një tjetër person nga Kukësi me mbiemrin Shehu.

Si ndodhi ngjarja?

Report Tv mëson se Arsen Muskurti ka debatuar fillimisht me vëllanë, Dritan dhe gruan e tij Nora në biznesin e këtyre të fundit. Autori ka nxjerrë armën para se të hynte në agjencinë turistike, por pas debatit i ka qëlluar me 5 plumba, të cilat kanë rezultuar fatale duke  marrë jetën në vend. Pas arrestimit rreth dy orë pas ngjarjes, 38-vjeçari çoi hetuesit në rrugë të gabuar për të gjetur armën e krimit. Ishte njëra prej dy grave të tij, e cila rrëfeu para hetuesve vendin ku ai fshehu pistoletën. Ajo u dha kodin e kasafortën, vetëm disa metra larg biznesit të agjencisë së udhëtimeve ku vrasja ndodhi. Mësohet se autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin Albani Muskurti kishte hapur edhe një proces gjyqësor, për të cilin Arseni kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait.

Sherret e vazhdueshme mes dy vëllezërve u tensionuan pasditen e së martën, pasi Arsen Muskurti kishte marrë një fletëthirrja gjyqi. Kallëzimi ishte bërë katër ditë më parë nga Albani, i vëllai, i cili kërkonte urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje bashkë me të shoqen Norën. Menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen, Arseni ka shkuar në agjencinë e vëllait dhe e ka vrarë bashkë me gruan. 

Kush është autori, Arsen Muskurti?

Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza Muskurti, është një biznesmen i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, gjithashtu edhe predikues i fesë islame, që mendohet të jetë një shkak i vrasjes së sotme. Burime thonë se Muskurti në biznesin e tij ka patur probleme financiare, teksa ndaj tij ka pasur edhe një denoncim se ka ngacmuar punonjëset dhe i ka keqtrajtuar ato. Pikërisht për këtë denoncim, ai ka paraqitur edhe një dëshmi noteriale, të cilën Report Tv e disponon, ku punonjëset deklarojnë se janë larguar nga puna për arsye personale.  

Për Shqiptarja.com dhe Report Tv raportojnë gazetarët Arsen Rusta dhe Sokol Dema

 

Ora 11:37
Miqtë zbulojnë të shkuarën e Arsen Muskurtit: Ishte i dhunshëm, ka rrahur një person nga Kukësi

1661879313_Muskurti.jpg

Miqtë dhe familjarët e Dritanit deklarojnë se Arsen Muskurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën para 2 ditësh ishte i dhunshëm dhe më herët kishte rrahur edhe një tjetër person nga Kukësi me mbiemrin Shehu.

Ora 11:21
Familjarët e viktimave: Arsen Muskurti i kërcënoi me armë 4 ditë para krimit! Çuan menjëherë në komisariat pamjet e kamerave të biznesit

 

Familjarë të viktimave Dritan dhe Nora Muskurti jashtë kamerave e konsiderojnë vrasjen e dyfishtë si të paralajmëruar dhe nuk është parandaluar nga policia. Ata thanë se ditën e premte, katër ditë para vrasjes autori Arsen Muskurti ka shkuar brenda agjencisë të udhëtimit dhe ka kërcënuar me armë të cilën e kishte me leje kunatën Nora Muskurti.

Pasi ka dal nga ambientet e biznesit, çifti i bashkëshorteve janë paraqitur në polici dhe kanë kallëzuar kërcënimin e marrë prej 38-vjeçarit. Familjarët e viktimave pohuan se paraqitën si prova kamerat e biznesit ku është filmuar e gjithë skena e kërcënimit. Po ashtu familjarët shprehen se pavarësisht kallëzimit, policia nuk reagoi për të arrestuar Arsen Muskurtin, i cili pasditen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë. Banesat e dy vëllezërve në rrugën "Luçie Miloti" janë ngjitur me njëra-tjetrën. Në njërën prej tyre është e hapur dera e mortit, ndërsa shtëpia e autorit është e kyçur, gratë e tij dhe fëmijët nuk janë aty. 

Ora 10:25
Avokati i Arsen Muskurtit: U dorëzua vetë në komisariat, nuk e arrestoi policia! Ishte në gjendje të rënduar psikologjike, armën e kishte me leje

 

Avokati i Arsen Muskurtit foli për mediat sapo u dha masa e sigurisë duke thënë se autori nuk u arrestua nga policia, por u vetëdorëzua në komisariat. Sipas tij, autori ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ka bërë 7 kallëzime penale ndaj viktimave por pretendon se Policia e Shtetit nuk ka marrë masa.

Kështu avokati kërkon të hedhë poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se autori u prangos vetëm pak orë pas ngjarjes nga policia dhe forcat RENEA.

“Është dorëzuar vetë, kam parë shumë trillime nga mediat, më ka dërguar mua personalisht që ta dorëzoj, kemi shkuar vetë në ambientet e komisariatit që ta bëjmë dorëzimin. Ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Merrte dhe mjekime. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe ndjerës, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë. Kallëzimet janë sekret hetimor, nuk mund t’i nxjerrim. Por nuk është arratisur, jua bëj me dije. Që në vitin 2018, ka pasur probleme e merrte mjekime. Armën e ka pasur me leje dhe kemi paraqitur çdo lloj dokumentacioni të nevojshëm”, tha avokati.

Ora 09:59
Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, Arsen Muskurti përshëndet mediat në sallën e gjyqit (VIDEO)

 

Arsen Muskurti ka përshëndetur mediat nga salla e gjyqit ku do të njihet me masën e sigurisë për vrasjen e vëllasë dhe kunatës në Tiranë, ngjarje që tronditi opinionin publik 2 ditë më parë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/09/2022 00:40

    Diten qe u arrestua,midis te tjerash komentova faktin qe kur u arrestua, u tha se u kap gjate arratisjes familjarisht dhe me te ishte dhe avokati.Ishte hera e pare qe degjoja qe nje i kerkuar arratisej se bashku me avokatin dhe kjo me beri pershtypje! Por sot duket qe info.te reja kane sqaruar qe personi eshte dorezuar dhe jo kapur ne arrati e siper.Kjo e ben te kuptueshme pranine e avokatit.Ajo c'ka nuk shkon ne kete histori,eshte menyra e papergjegjshme se si lajmi iu servir mediave nga policia dhe minister Cuci! Ketu ku jetoj une,ndodhin ngjarje te renda si kudo dhe policia kur del ne konf.shtypi te jape shpjegime,tregohet shume e kujdesshme dhe profesionale ne info. dhe shpjegimet qe jep.Ato jepen me pergjegjesi te plote dhe aty ku nuk e lejon sekreti i hetimit,apo info.eshte e paqarte,apo ka nevoje per plotesime,tregohen shume te kujdesshem ne menyren se si evitojne dhenien e pergjigjes.Perse ne Shqiperi nxitojne te tregohen amatoreske ne menyren e dhenies se lajmit,aq me teper kjo eshte e pafalshme per nje minister?! Dhe e dyta,si shpjegohet qe nje person me probleme mendore i lejohet arma? Kush e ka fajin,kush eshte pergjegjes? E ka fajin ligji,apo nje mungese komunikimi e koordinimi mes organeve shendetsore,ligjore e policore?

    Përgjigju
  • Paul: 01/09/2022 19:21

    vriteni qenin.....

    Përgjigju
  • Visi: 01/09/2022 13:28

    Armen e paska patur me leje, por kishte probleme te shendetif mendor dhe merrte mjekim?? A mos duhet te rishikohet dhenia e lejes se armeve nje here ne vit dhe pervec deshmise en penalitetit, te kerkohet edhe kartela mjekesore e mbajtesit te armes? Vertet, qe vrasja mund te behej me nje thike, por personi ne fjale do kishte vrare ose plagosur nje dhe jo dy per 20 sekonda. Pastaj cfare i duhej arma ketij, sikur ishte bodygard.

    Përgjigju
  • Partia: 01/09/2022 13:09

    I sëmurë mendor që ka pistoletë me leje,shtet prej letre.

    Përgjigju
  • Arbërori: 01/09/2022 12:23

    Këtu ështé dukevepruar ligji i ISIS-t oj e mjera Shqipëri…! Avokat ”talebanist” për ta mbrojtur një bishë që e hangri gjakun e vet …!

    Përgjigju
  • Den: 01/09/2022 12:10

    Flitet ne shume media qe autori ka dy gra Me dijenine time ne Shqiperi dhe pothuaj ne gjithe boten e qytetruar lejohet te kesh vetem nje grua,ndryshe penalizohesh Organeve ligj zbatuese kjo duket normale sepse si duket sundon akoma kurani qe te lejon deri ne 7 gra

    Përgjigju
    • Denden: 01/09/2022 13:41

      Den ti mesiguri ke kap marsin dhe po shkruan nga raketa elon muskut se per gjithe boten e qyteteruar ja ke fut si kau peles.Ne france i ke me 2-3 gra afrikanet dhe arabet ndersa vendasit gjithashtu me 2-3 gra po ilegale jo te deklaruara se slejohet medemek.Ne gjithe boten njesoj si ne Shqiperi e ke kush mundet i mba dhe 10 gra kurr arrin njeriu ne nivele prehistorike pernga ndergjegja dhe e konsideron femren si mjet jo si krijese me fryme te barabarte me veten.

  • WTF: 01/09/2022 11:05

    Kjo asht e forta e vitit. Nigjoni edhe avokatin ai merrte ilace per shendetin mendor por armen e kishte me LEJE ???? Ktyne ju duhet arma e në pill te sames e keni në terezi ju Kyt avokatin jau rekomandui shum i zoti

    Përgjigju
    • Petrit: 01/09/2022 11:58

      Sigurisht , nuk duhet te jete normal robi qe te kerkoje te kete arme me vete, sidomos kur shet barishte. Na ra per taksirat qe te mbajme me buke edhe ket kafshe me fytyre njeriu.

  • loku: 01/09/2022 11:01

    O Avokat! Si mban arme me leje personi qe ka probleme te shendetit mendor?

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 01/09/2022 10:58

    Po ai burri i Dalines sikur tha ndryshe dje.

    Përgjigju
  • Arma: 01/09/2022 10:57

    Armën e kishte me leje thotë avokari ????????????

    Përgjigju
  • Rrapi: 01/09/2022 10:56

    Opa ja dhe ketij ja gjeten marafeti e vjeter nuk e ka fain ai e kanë ilacet e ka bëre pa vetdije dhe hop hajde ta nxjerrim se po n'a sëmuret ma shumë

    Përgjigju
    • Agjenti: 01/09/2022 11:27

      Avokati punen e vet do beje. Halli eshte me kto loqet e policise qe e thone e kapem ne kohe rekord kur del se qeka vetedorezuar. Hahahhah cuci alamet ministri

  • Italia: 01/09/2022 10:45

    Eh po cfar te besh, te gjith me semundje mendore behen keta kur bejn nje krime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?