Gjykata e Dibrës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Florjan Tonuzin, i cili vrau me thikë të vëllanë disa ditë më parë në Maqellar të Dibrës. Vetë Florjan Tonuzi është shprehur i pavetëdijshëm për veprimin makabër të kryer duke thënë para gjykatësit se nuk e di se çka bërë.
“Nuk di se ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm për aktin e kryer”, tha 26-vjeçari para trupit gjykues.
Florian Tonuzi, 26-vjeç, është përdoruesi i drogës dhe mendohet se vrasjen mund ta ketë kryer nën efektin e saj. 26-vjeçari vrau me thikë të vëllanë 23 vjeç Bernard Tonuzin kur po ktheheshin në banesë, pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Arrestimi i tij u bë një ditë më pas, ku shkoi në varrimin e të vëllait. Ai u pa nga familjarët, të cilët lajmëruan policinë duke bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçarit.
Florian Tonuzi rezulton një person problematik, ndërsa para një viti kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të atit, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin.