Viktima e mbetur nga vrasja

Kronikë

Vrau vjehrrën me thikë, arrestohet 44-vjeçarja! Flet i afërmi: Nusja me probleme mendore, e njoftoi vetë burrin pas krimit

11 Prill 2021, 10:59| Përditesimi: 11 Prill 2021, 15:35

  • Share

Një 44-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë vjehrrën e saj duke e qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta.

Polica ka arrestuar për ngjarjen Miranda Markja 44  vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi plagosi me thikë vjehrrën e saj Naile Markja, 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare".

Ora 14:23
Foto/ Viktima, ja kush është 74-vjeçarja që u vra me thikë nga nusja e saj

1618148277_1618148202page.jpg

Naile Markja

Report Tv ka siguruar foton Naile Markjas, 74 vjeçe, e cila u vra me thikë nga Miranda Markja, 44  vjeçe, bashkëshortja e djalit të saj.

Nusja me një thikë ka qëlluar disa herë vjehrrën e saj të moshuar, e cila nuk ka mundur t'i mbijetojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?