I dënuari përjetë Sokol Mjacaj që ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen, ankimon në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”. Shorti i GJKKO, ka përcaktuar gjyqtarin Erion Bani për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Më 15 dhjetor 2023, rreth orës 13.20, ministri i drejtësisë Ulsi Manja bëri publik vendimin për izolimin e Sokol Mjacajt në sistemin 41 Biss, pasi kishte të dhëna se komunikonte me jashtë dhe vazhdonte aktivitetin kriminal nga qelia.
Por pasi mësoi këtë lajm, Sokol Mjacaj hyri në veprim në burgun e Peqinit, duke marrë armën me mulli me të cilën u afrua tek qelia ku ndodheshin i dënuari për vrasje Arben Lleshi. Ai thirri në emër të dënuarin të cilin e qëlloi me dy plumba duke lënë të plagosur edhe shokun e qelisë Indrit Shaqja.
Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe, dorëzoi armën dhe u arrestua një orë pas ngjarjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Vrasja dyshohet se u krye me pagesë, për hakmarrje dhe shkaktoi arrestimin e drejtorit të burgut, shefit të policisë dhe 10 punonjësve të sigurisë.
Gjykata e Elbasanit i komunikoi Mjacajt një masë të re arresti, kurse Prokuroria e Elbasanit ngriti akuzë për të dënuarin e dytë Indrit Shaqja, me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt. Ka dyshime që Indrit Shaqja që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt.
Përveç këtij të fundit, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për grabitje me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesë së bandës së “Babagjyshëve” që grabisnin argjendari. Gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën në këtë rast është është Erion Çela.
Kush ja paguan avokatin kesaj kafshe vrastare? Si mund te mbahet ende gjalle nje kafshe si ky? Mos do dhe ti presin thonjte pisanjosit barbar? Renea duhej ta kishte ekzekutuar ate dite
PërgjigjuI futni shiringen ketij , ate meriton
PërgjigjuTy te lumte kur ska nje ligj ne shqiperi me vdekje,varje ne litar,ose shiringenbne koke ose denime te njejta vazhdo ti te mbajme me buke dhe kerko edhe kushte o moster djalli.
Përgjigju